Tre ne pranga shponin gomat pastaj vidhnin makinat
Gomisti identifikon nje grup kriminal qe merrej me vjedhjen e automjeteve. Mekanizmi i vjedhjes se sendeve dhe parave ne automjete behej permes shpimit te gomave te tyre dhe ofrimit te ndihmes per drejtuesit e mjeteve. Ne kete cast nje nga bashkepunetoret duke perfituar nga terheqja e vemendjes se drejtuesit nderhynte me shpejtesi dhe realizonte vjedhjen ne automjet. Klodian S. 33 vjec Alban Sh. 35 vjec dhe Igli Zh. 36 vjec me banim ne Tirane ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe persona te tjere jane vene nen hetim qe ne muajin dhjetor per vjedhje ne bashkepunim. Pas arrestimit te 36-vjecarit Igli Zh. ne fillim te dhjetorit nje dite me pare u identifikuan si te perfshire ne kete aktivitet edhe dy shtetasit e tjere si dhe u zbardh mekanizmi i vjedhjeve te kryera. Ne baze te hetimeve te kryera rezultoi se tre shoket ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe me persona te tjere ne kohe e vende te ndryshme kane kryer vjedhje sendesh e vlerash monetare ne automjete duke perdorur kryesisht mekanizmin e shpimit te gomave.
.