E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunen ne familje gjykata dhjetera urdhra mbrojtjeje

Sarande Pamje edhe me e shemtuar kur femijet keqtrajtojne prinderit

Nje djale qe ve dore mbi prindin e vet. Nuk eshte nje subjekt filmi por realitet i shemtuar me dhjetera raste te hasura edhe ne skajin me jugor te Shqiperise ne Sarande.

Te pakten 29 raste te perdorimit te dhunes ne familje jane perplasur ne dyert e gjykates se ketij rrethi gjyqesor gjate vitit 2010. Alltun ela kryetar i kesaj gjykate thote se gjate vitit qe lame pas jane leshuar dhjetera urdher mbrojtjeje thuajse aq sa edhe denoncime jane paraqitur nga te demtuarit ne polici. Kete ane te jetes sociale pak te njohur nga opinioni publik dhe reagimin e gjyqesorit perballe saj kryetari i gjykates zoti ela e sjell duke e quajtur si pamjen me te shemtuar dhe me ekstreme ate kur femijet vene dore mbi prinderit qe i sollen ne jete.

Referuar statistikes se nje viti me pare ai permend raste te ndryshme te ushtrimit te dhunes ne familje te cilat u eshte dashur ti bejne edhe objekt te seancave gjyqesore dhe te akteve te ndryshme juridike.

Kreu i togave te zeza Alltun ela thote se me e hasur eshte qe burri te dhunoje gruan apo qe gruaja te jete e dhunshme ndaj burrit por ka edhe raste kur dhuna ushtrohet nga femijet ndaj prinderve te tyre. Sipas tij te gjitha rastet parashikohen nga ligji dhe ai ka vepruar. Kete e tregon edhe fakti qe ne 29 raste jane leshuar urdher mbrojtjeje gjate vitit 2010 ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande.

Nga keto ka pasur edhe raste kur i padituri nuk ka zbatuar urdhrin e nxjerre nga gjykata e rrethit gjyqesor dhe atehere eshte dashur qe policia lokale dhe prokuroria te nisin ndaj tij procedimin penal.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›