E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhuku: Amnistia duhet të përfshijë edhe qytetarët

Nisma e lajmëruar nga kryeministri Sali Berisha për një amnisti të gjerë fiskale, është mirëpritur nga Konfindustria, e cila e cilësoi atë si një hap në drejtimin e duhur. Sipas administratorit të saj, Gjergj Buxhuku, amnistia fiskale është një projekt që do të çlironte kapitale të mëdha në ekonomi dhe se Konfindustria ka 2 vjet që ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria shqiptare kryerjen e faljes fiskale në shkallë të gjerë dhe njëkohësisht ka paraqitur dhe skemën e saj përkatëse të këshilluar nga specialistë të njohur ndërkombëtare të fushës. Buxhuku i referohet dhe zbatimit të faljes fiskale në shkallë të gjerë për subjektet dhe qytetarët e huaj dhe vendës në Greqi dhe qytetarëve të saj jashtë vendit, që ka çuar deri në 1.5 miliard euro të ardhura në buxhetin e shtetit, pa përmendur dhjetëra miliardë euro të hyra në ekonominë greke. Sipas tij, dhe vendet e tjera konkurrente të rajonit, përveç Greqisë, po veprojnë me shpejtësi, deri në veprime të dëshpëruara për tërheqjen e lukseve financiare ndërkombëtare drejt ekonomive të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›