E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Amnisti politike pastaj fiskale

Deputetja socialiste, eksperte në fushën e ekonomisë, Mimi Kodheli, sqaron për MAPO-n se debati për amnistinë fiskale nuk duhet ngritur në këto momente kur shteti është i kapur dhe korruptuar. “Ja u krye amnistia fiskale. Po më pas çfarë do të ndodhë? Jemi të bindur që do të falen bizneset dhe jo trafikantët?”- shprehet për MAPO-n deputetja Kodheli. Sipas saj, në fakt, ngërçi nuk është thjesht dhe i drejtpërdrejtë tek amnistia fiskale. Ajo argumenton se një ligj i tillë kërkon shumicë të cilësuar, pra 84 vota dhe në këtë moment krize politike opozita ka vendosur të mos votojë asnjë ligj të rëndësishëm, përfshirë edhe amnistinë fiskale. Sipas Kodhelit, në këto momente duhet një amnisti politike, që të rikthejë besimin e opozitës. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe ekspertët e tjerë opozitarë të ekonomisë, duke e kundërshtuar momentin në të cilin propozohet falja e taksave të biznesit. Ata e shohin me dyshim skenarin, i cili do të përdoret për të kryer një proces të tillë. Ata gjykojnë se shteti në këto momente nuk është aq i fortë sa të ndërmarrë një nismë kaq të rëndësishme, duke mos patur garanci se çfarë do të ndodhë më vonë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›