Qaj...Je kapur ne kameren e fshehte
Kamerat e survejimit Hapi i radhes drejt nje shoqerie te kontrolluar
...Padyshim qe nuk kishte asnje menyre per te kuptuar nese ishe duke u survejuar ne cdo moment sa shpesh apo ne cfare sistemi Policia e Mendimit mund te aktivizonte fishen tende te pergjimit. Ishte tashme e kuptueshme se ata shikonin kedo ne cdo kohe. Ti duhej te jetoje - dhe jetove nga zakoni qe u kthye ne instikt - me supozimin se cdo zhurme qe beje degjohej dhe pervec se ne erresiren e plote cdo moment ekzaminohej
Orwell - 1984
Qindra kamera survejimi nen kontrollin e Ministrise se Brendshme pritet te pushtojne se shpejti hapesirat publike ne Tirane e me vone ne te gjithe Shqiperine. Ishte kjo gjetja unikale e Ministrit Basha per te luftuar krimin ne rritje dhe mungesen e sigurise ne vend.
Duke propaganduar anet pozitive te mbulimit te Tiranes me nje sistem te gjere video-survejimi ministri kerkoi te na bente te ndiheshim te sigurt por harroi pasigurite dhe anet e erreta te ketij projekti me ndikim te madh ne te drejtat dhe lirite civile te individit.
Gjate dekades se fundit teknologjia ka perparuar ne menyre dramatike duke rritur mundesine dhe cilesine e strukturave shteterore per te survejuar dhe pergjuar qytetaret e saj ne kohe reale.
Kjo ne menyre te pashmgangshme ben realitet skenare te asaj qe njihet si shoqeria Orwelliane ku qytetaret jane te survejuar ne menyre konstante nga nje Big Brother. Ne keto kushte forcimi i pushtetit autoritar shoqerohet me nevojen per kontroll te marredhenieve veprimeve pse jo dhe mendimeve te njerezve.
Dhe ashtu si renia e besimit ne strukturat shteterore edhe vete shteti ka humbur besimin tek qytetaret e tij duke kerkuar ti kete ata nen vezhgim te plote 24 ore ne 24.
Shume prej nesh do te pranonin te hiqnin dore nga disa te drejta dhe liri personale me kushtin per tu ndier me te sigurt ne jeten e perditshme.
Megjithate duke marre ne konsiderate ndjeshmerine e ketij aksioni masiv ne survejimin e panderprere te popullsise nevojitet te pakten nje konsensus minimal ne shoqeri. Nderkohe baza e te gjithe debatit duhet te bazohet ne ligj pasi pretendohet se jemi nje vend qe i ka rrenjet ne shtetin ligjor.
Mungesa e kornizes ligjore hapesire per abuzim
Ashtu sic rishtaz ndodh projektet madhore ne Shqiperi jane monopol i nje grushti njerezish me pushtet te padiskutuar qe naten firmosin vendime dhe diten nisin implementimin pa shkuar ne detaje.
Ne kete aspekt nese analizojme kornizen aktuale ligjore per te rregulluar nje sistem te gjere videosurvejimi e per te garantuar te drejtat themelore te njeriut kuptojme se eshte teresisht i manget ose gati inekzistent.
Nje Udhezim i vitit 2010 Nr.3 date 5.3.2010 pa forcen e duhur ligjore perpiqet te rregulloje ne menyre vullnetare pa shkuar ne thellesi perdorimin e kamerave te survejimit ne ambiente te ndryshme publike dhe informacionin qe vilet nga ato. Por ky udhezim nuk eshte programuar per nje perhapje kaq te gjere te fenomenit te survejimit por per perdorim te kufizuar.
Korniza ligjore aktuale duket se lejon perdorimin a video-survejimit nga policia pa ndonje ndalese specifike nga gjykatat sic behet ne rastin e pergjimeve per shkaqe hetimi.
Nderkohe edhe Ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale deshton te mbroje ne menyre specifike te drejtat e qytetareve ndaj aplikimit te kamerave vezhguese ne cdo ambient publik apo te limitoje qarte kushtet e perdorimit te tyre ne dobi te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Ende nuk dihet nese projekti per te survejuar Tiranen ka marre bekimin e Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale apo Avokatit te Popullit qe sipas ligjit duhet te konsultohen para veprimeve te tilla me efekte te jashtezakonshme ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut.
Ne kete kuader aktualisht nuk ka rregulla te detyrueshme legale per te limituar sulmet ndaj privatesise dhe perdorimit abuzues te sistemeve te video-survejimit. Keto rregulla nevojiten per te ndertuar konsensus publik mbi ceshtje te rendesishme si nese video-survejimi do te regjistrohet ne cfare kushtesh sa gjate do te ruhet kush mund ti perdore cilat jane procedurat qe organizata nder-qeveritare duhet te zbatojne ne shkembimin dhe arkivimin e regjistrimeve si zbatimi i ketyre rregullave do te kontrollohet dhe cilat jane denimet per abuzuesit.
Fatkeqesisht ne mbrojte nuk te vjen as Kushtetuta e Republikes e cila nuk permban asnje nen ne lidhje me te drejten e privatesise dhe mbrojtjen e te dhenave personale. Por pavaresisht veshtiresise per te gjetur ne ligj nje percaktim te pershtatshem ne mbrojtje te privatesise kete e gjejme ne dokumentat baze nderkombetare. Kaq do te mjaftoje per ta shpallur antikushtetues kete aksion.
Nenin 8 i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut si dhe Neni 12 i Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut percaktojne qarte se ...askush nuk duhet te behet objekt i interferencave arbitrare ne jeten e tij private familje apo shtepi as sulme ndaj reputacionit apo nderit te tij.
Gjithkush ka te drejten e mbrojtjes me ligj ndaj ketyre sulmeve. Por ku eshte ligji ne mbrojtje te qytetarit Aktualisht mungon nje platforme kontrolli ligjor dhe gjyqesor ndaj ketij survejimi ashtu sic behet ne rastin e pergjimit te telefonave apo informacionit elektronik.
Sisteme te tilla masive survejimi duhet te projektohen jo vetem per te mbrojtur shqiptaret nga krimi dhe terrorizmi por edhe per ruajtur dhe respektuar te drejtat themelore te njeriut si privatesia ruajtja e informacionit personal liria e shprehjes apo liria e grumbullimit dhe e protestes.
Abuzimi i mundshem dhe keqperdorimi i sistemit
Nje nder problemet kryesore per te krijuar sisteme kaq te gjera survejimi eshte se eksperienca na tregon se ato mund te abuzohen per vete faktin se keto ato jane teper te fuqishme e mbartin ne vetvete mjaft informacion delikat.
Ne kete aspekt ekzistojne disa menyra abuzimi apo keqperdorimi. Kercenimi kryesor eshte arkivimi dhe perdorimi i te dhenave te regjistruara ne dem te personave apo grupeve te vecanta nga individe apo institucione per qellime perfitimi denigrimi apo pse jo shantazhi.
Kamerat e survejimit shteteror ne hapesira publike mund te synojne jo vetem aktet kriminale por ne nje sistem abuziv mund te perdoren edhe ndaj oponenteve te pushtetit apo kritikeve qe lehtesisht mund te bien viktime e kameres se fshehte ku thonjezat mungojne. Per sa kohe do te mungoje nje kontroll publik i pavarur e transparent i ketij sistemi qytetaret do te jene te kercenuar.
E keqja eshte se sapo krijohen sisteme te tilla survejimi me siguri ato zgjerohen edhe me tej ne te ardhmen ne nje kohe qe cilesia e pergjimit do te rritet me ze apo me rezolucion te larte qe me lehtesi do te identifikoje gjithcka mbi nje person me kilometra larg.
Me tragjikja qendron ne faktin se shqiptaret nuk do te survejohen por me keq akoma do te pergjohen. Ne respektim te te drejtave te tyre njerezit duhet te informohen se jane duke u kontrolluar nga kamera survejimi me shenja dalluese nese kamerat nuk jane te ekspozuara.
Kjo do te lejonte zgjedhje te bazuara ne informim si dhe pergjegjshmerine e qytetareve qe jane subjekt survejimi. Por ne rastin e Shqiperise kamerat do te vihen kudo dhe ne vende te fshehta ne pergjim te krimineleve te mundshem dhe jo vetem.
Video-survejimi nje menyre e papershtatshme
Por a jane kamerat masive te survejimit te popullsise nje mjet efektiv per te parandaluar krimin dhe aktet ilegale. Teorikisht po pasi keqberesit do te jene nen vezhgim te plote dhe do te hezitojne te kryejne nje krim qe regjistrohet ne kamera.
Por statistikat nuk provojne te njejten gje. Nje pjese e mire e studimeve jane realizuar ne Britanine e Madhe e cila me shume se cdo vend tjeter ka perqafuar perdorimin ne mase te gjere te kamerave te survejimit.
Rrjeti britanik i survejimit publik eshte me i madhi ne bote dhe perbehet nga rreth 4.2 milione kamera ose nje per cdo 14 persona. Studimet e shumta ne fushe kane treguar se video-survejimi nuk ka patur ndonje ndikim te madh nga ana statistikore ne uljen e krimit.
Disa studime individuale tregojne sukses te rezultateve ne uljen e kriminalitetit ne disa tipe krimi si vjedhja e automjeteve. Por pjesa derrmuese e ketyre studimeve tregojne se perdorimi i kamerave nuk ka patur ndikim esencial ne uljen e numrit te pergjithshem te kriminalitetit.
Madje ne kete kuader pretendohet se kamerat e survejimit aktualisht nuk e reduktojne krimin por e zhvendosin ate diku tjeter.
Nderkohe vlen te permendet se keto sisteme operohen nga njerez te cilet sjellin me vete edhe paragjykime dhe anshmeri te pashmangshme duke targetuar grupe te vecanta dhe lene hapesira per diskriminim.
Ne Britanine e Madhe psh. bazuar ne nje studim njerezit me ngjyre kishin rreth dy here me shume gjasa qe te survejoheshin. Ky fakt duhet te shqetesoje grupet e te drejtave te njeriut ne vend.
Nje tjeter argument eshte se prezenca ne rritje e kamerave te survejimit ka edhe efekte negative psikologjike tek njerezit. Kur individe apo grupe te caktuara jane te ndergjegjshem se po survejohen apo pergjohen me paralajmerim apo fshehurazi tregojne ankth sjellje te kushtezuara dhe te kufizuara nga frika se mund te terheqin vemendjen e kamerave disiplinuese. Kjo shkakton frenim te vullnetit dhe sjelljes se lire ne publik.
Kujtojme se e drejta e privatesise minimale nuk duhet te kufizohet vetem ne shtepi apo ambiente te izoluara por edhe ne ambiente te hapura.
Epilogu
Pasi na damkosen me cipin ne pasaporte e karte identiteti ku ruhen te dhenat personale duke arritur kontroll virtual mbi ne tashme Ai/Ata mund te na gjurmojne edhe vizualisht.
Kjo sipermarrje mund te pranohej nese do te ndodhte ne nje vend te zhvilluar europian te pergjegjshem e me standarde te larta te transparences dhe kontrollit demokratik ne perdorimin e sistemeve te zhvilluara te survejimit ku implementimi eshte paraprire nga nje proces i detajuar e gjitheperfshires ne pergatitjen e kornizes ligjore trajtimin e rreziqeve te mundshme konsultimin me grupet e interesit dhe shoqerine civile. Por ne rastin tone realizimi i ketij projekti po behet ne Shqiperi nje vend i njohur per nje sistem politik te korruptuar e pushtet abuziv.
Po behet me nje proces te mbyllur te fshehte pas dyerve te kycura te ministrive kur befas mesojme gjate nje fjalimi politik lajmin sensacional mbi shpikjen e re qe do te ...coje Shqiperine drejt Europes. E gjithe kjo le vend per mjaft diskutim.
Mendohet se se shpejti burokratet do te kontrollojne cdo levizje tonen me pretendimin se gjithcka behet ne dobi te sigurise kombetare ne nje kohe qe kercenimi kryesor i sigurise kombetare mbetet korrupsioni mungesa e shtetit ligjor abuzimi i pushtetit lufta politike e varferia. Nje pyetje qe te shkon ndermend eshte Perse nuk propozohet vendosja e kamerave te survejimit ne cdo zyre te administrates publike per te ndaluar korrupsionin