E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Amnistia fiskale, miratimi edhe me 71 vota

Konfederata e Industrive te Shqiperise (Konfindustria) kerkon nga mazhoranca miratimin e ligjit per amnistine fiskale me shumice te thjeshte votash. Ne nje deklarate per mediat, administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku deklaroi dje se edhe ne vendet e Bashkimit Evropian qe bejne ne menyre te perseritur falje fiskale nuk kerkohet nje shumice e cilesuar ne kalimin e ligjit. "Konfindustria mbeshtetur ne vleresimet e eksperteve ligjore te saj mendon, se amnistia fiskale e plote mund te miratohet ne Kuvendin e Shqiperise me shumice te thjeshte dhe jo me 3/5 e deputeteve. Gjithashtu ne mbeshtetje te vleresimit te mesiperm vjen dhe gjithe pervoja e proceseve te ngjashme ne vendet e BE me demokraci mjaft me te qendrueshme sesa Shqiperia. Nuk ka asnje rast te vetem ne te gjithe rastet e vendeve te BE, qe ne menyre te perseritur kryejne amnisti fiskale, qe miratimi te kete kerkuar 3/5 e votave e deputeteve, sikurse eshte hedhur idea ne rastin e ngjashem te Shqiperise, por jane kaluar vetem me shumicen e thjeshte", tha dje Buxhuku. Ky qendrim i Konfidustrias vjen edhe pas refuzimit te perseritur te Partise Socialiste per mos kalimin e ligjit. Nga ana tjeter, Buxhuku ka theksuar se koha me e mire per te bere amnistine fiskale eshte vera, per shkak te ardhjes se emigranteve dhe kjo gje do te sillte nje ndergjegjesim me te madh te qytetareve. "Konfindustria kerkon, qe ligji te miratohet sa me shpejte dhe procedurat e zbatimit te tij duhet te behen te njohura ne kohe per bizneset dhe sidomos per qytetaret shqiptare nepermjet nje fushate te mirepergatitur ndergjegjesimi. Koha me e pershtatshme per arritjen e qellimeve te amnistise fiskale eshte pikerisht koha e pushimeve verore 2011, qe perkon me kthimin ne atdhe te qytetareve shqiptare me banim jashte vendit, qe vleresohet se do te jene nga kontribuuesit dhe perfituesit kryesore te faljes fiskale", tha dje ministrori i Pergjithshem i Konfidindustrias. Buxhuku theksoi se projektligji ka nevoje per nje thjeshtim te procedurave ne menyre qe sistemi te mos krijoj probleme. "Krahas thjeshtesimit te skajshem te skemes ligjore te amnistise nepermjet heqjes se hallkave te teperta, njekohesisht duhet te pergatitet ne kohe te shpejte sistemi i plote procedural dhe institucional per pritjen praktike te subjekteve dhe qytetareve, qe do te perfshihen me vetpasqyrim ne procesin e amnistise", tha dje Buxhuku. Nga ana tjeter, Buxhuku u shpreh se qeveria duhet te marre parasysh se qe projekt ligji duhet te i thjeshte dhe i sigurt ne menyre te qe kete sukses. Sipas Buxhukut, projektligji ka nevoje te domosdoshme per disa permiresime ne drejtim te thjeshtimit te tij. Buxhku ka theksuar se eshte e nevojshme qe te "menjanohet nga skema e amnistise e drejta e bankave te nivelit te dyte ne te cilat do te behet vetdeklarimi per te kontrolluar origjinen e parave dhe kapitalit, qe do ti nenshtrohen amnistise. Ne rast te kundert rrezikojme seriozisht, qe procesi te bllokohet nga nje hallke e tille krejtesisht e panevojshme". Buxhuku shtoi se legjislacioni shqiptar tashme ka institucione te plota dhe njekohesisht ligje te vecanta si p.sh ligji i ashtuquajtur antimafia, qe mund te kryejne procesin e verifikimit ne fazat e mevonshme, ne rast se ka dyshime te bazuara per origjinen e parave dhe kapitalit te amnistuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›