E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Procesi zgjedhor ka nisur me shkelje ligjore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u beri thirrje partive qe te regjistrojne kandidatet perpara mesnates, sepse skadon afati per regjistrimet. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, beri te ditur se KQZ do te diskutoje pranimin e komisionareve socialiste ne Komisionet Zonale te Zgjedhjeve. Ne nje interviste me VOA, Ristani tha se procesi ka nisur me shkelje ligjore. Ai tha se per mbarevajtjen e zgjedhjeve nevojitet zbatimi i ligjit dhe bashkepunimi i gjithe pjesemarresve politike.

Zoti Ristani! Sipas Kodit Zgjedhor sot eshte afati i fundit qe koalicionet partiake te regjistrojne kandidatet per zgjedhjet vendore te 8 majit. Si kane shkuar regjistrimet?

Kodi Zgjedhor ka parashikuar nje afat jo me shume se 40 dite nga zgjedhjet qe partite, koalicionet apo kandidatet e pavarur duhet te regjistrohen per zgjedhjet qe vijne. Per sa i perket pjeses tjeter te Shqiperise, pervec Tiranes, kam informacione nga komisionet e nivelit te dyte qe partite po shkojne per te regjistruar listat e tyre te kandidateve per keshillat dhe te kandidateve garues per bashkite. Per sa i perket Tiranes ka nje boshllek, por eshte zgjidhur me nje vendim te KQZ. Jane njoftuar partite qe kandidatet dhe listat e keshilltareve per Tiranen do te regjistrohen prane KQZ. Po i presim partite te regjistrohen dhe KQZ do te qendroje i hapur deri pas mesnate per ta kryer kete regjistrim.

Te pakten me regjistrimet po zbatohen afatet, por cfare do te behet me futjen e komisionereve socialiste ne komisionet zonale.

PS dhe PBDNJ kane shkelur cdo afat ligjor lidhur me prurjen e propozimeve per komisioneret e nivelit te dyte. Pas shume negociatash dhe thirrjesh nga KQZ, perseri nuk u arrit qellimi qe ata te respektonin afatin, dhe ceshtja tashme eshte jashte afatit ligjor, por megjithate ata kane prure propozime. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet. Administrata e KQZ ka konstatuar nje numer mangesish ne dokumentacionin e te propozuarve, si edhe nje problematike lidhur me perqindjen e gjinise femerore ne listat e Partise Socialiste. Eshte komunikuar me ta qe te plotesohen keto mangesi dhe besoj qe neser, te marten, mund te kete nje mbledhje te KQZ per t'i emeruar ata ne detyre. Kjo behet per te krijuar balancen qe ligji parashikon, por ne kete teme KQZ eshte i detyruar qe te veproje ne nje fushe ekstraligjore, ku e ka cuar shkelja me arrogance e ligjit nga Partia Socialiste dhe PBDNJ.

Zoti Ristani! Sa e kane penguar punen e KQZ mungesa e vazhdueshme e disa prej anetareve te komisionit ne shqyrtimin e materialeve, ne marrjen e vendimeve?

Dy anetare te KQZ, edhe ata ne shkelje te ligjit, ka disa kohe qe nuk marrin pjese ne mbledhjet e KQZ dhe i bojkotojne ato, duke sjelle mungesen e debatit ne KQZ, mungesen e mendimit te tyre te kualifikuar, per te cilin ne kemi nevoje. Por, nga ana tjeter, mungesa e tyre ka prure edhe nje te keqe te madhe, sepse nuk kemi mundur te nxjerrim akte me fuqi normative ne te gjithe territorin. Keto akte do te benin te mundur sidomos permiresime lidhur me verejtjet qe ka bere raporti i OSBE/ODIHR-it ne zgjedhjet e kaluara, verejtje qe do te kerkonin ndryshime ligjore. Ndryshimet ligjore nuk jane ne dore te KQZ. Ne kishim ne dore qe te rregullonim dicka permes akteve tona ne baze dhe per zbatim te ligjit, akte te cilat sipas ligjit duan pese vota dhe keto pese vota ne na kane munguar per shkak se ata ne menyre te paligjshme kane bojkotuar mbledhjet e KQZ.

Si po shkon puna me pergatitjet e tjera materiale e logjistike?

Ne kemi bere te gjithe punen paraprake qe duhet per to. Kane mbaruar tenderimet dhe po presim furnizimet nga shoqerite fituese. Kuptohet qe edhe gjithe situata eshte ne ankth deri ne castin e fundit, sepse keshtu shkon. Mendojme se nuk do te kete pengesa apo probleme. Deri tani situata eshte ne rregull. Ne i kemi marre masat tona. Shpresojme qe partneret qe bashkepunojme te jene korrekt ne baze te kontratave qe jane lidhur. Materialet jane teresisht moderne dhe sipas standardeve me te mira.

KQZ ka marre vendim qe rolin e komisioni zonal per Tiranen ta luaje vete. A eshte kjo nje ngarkese shtese per ju dhe a keni shqetesim se kjo mund te kundershtohet nga opozita?

Cdo gje qe eshte ne boshllek apo qe duhet rregulluar lidhur me zgjedhjet, eshte KQZ qe do t'i zgjidhe keto probleme, pavaresisht se shtohet apo jo puna e tij. Ne jemi te angazhuar per te zgjidhur problemet qe krijohen. Per sa i perket regjistrimit per Tiranen dhe nxjerrjes se rezultatit per Tiranen ka nje praktike nga 2007, por ne fakt atehere ashtu e parashikon ligji, kurse tani jo nuk e parashikon nje gje te tille. KQZ do te jete ai qe do te regjistroje kandidatet per Tiranen dhe qe do te nxjerre rezultatin per Tiranen.

Pyetja e fundit. Si po ju duket atmosfera parazgjedhore ku po hyjne partite kryesore konkurrente?

Eshte e deshirueshme qe zgjedhjet te konceptohen si nje feste e demokracise dhe ashtu duhet te jete. Ne kemi bere gjithmone te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet t'i trajtojme si feste, sepse ashtu jane ne realitet. Por per fat te keq keto zgjedhje po shkojne me tension dhe ajo qe eshte me e denueshme dhe me e rende eshte se po shoqerohen me shkelje te vazhdueshme te ligjit, dhe per me teper me shkelje ne menyre arrogante. Kjo do te veshtiresoje sidomos klimen por edhe punen per te patur zgjedhje te mira dhe me te gjitha standardet. Ne si KQZ do te bejme ate qe na takon ne dhe lusim dhe deshirojme qe edhe partite politike te bejne ate qe iu kerkon ligji, zgjedhesit shqiptare, stadi i zhvillimit te vendit, dhe aspiratat e qytetareve per te qene pjese e vendeve te zhvilluara te Evropes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›