E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Ruli: Koalicioni fiton ne Permet Qamil Xhani



Koalicioni i mazhorances qeverise eshte alternativa me e mire e qytetareve. Kjo eshte deklarata qe ka bere Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate takimit te zhvilluar ne qytetin e Permetit, ku prezantoi kandidatin per kryetar bashkie, Kujtim Hoxha. Ne kete takim ishte i pranishem dhe ministri i Bujqesise dhe deputeti PD-se ne qarkun e Gjirokastres, Genc Ruli dhe deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo. Ministri Ruli tha ne fjalen e tij se koalicioni qeverises vjen me nje sere emrash te spikatur ne qytetet ku kandidoje. Ruli shtoi se mazhoraca ka dhe programin me te mire per qytetaret. "Aleanca per Qytetarin ka perballe aleancen per karrigen e Edit", tha Ruli. Ne fjale e tij kreu i LSI-se ka permendur dhe qendrimin e opozites, si perfaqesues te nje fryme qe kerkon te fuse konfliktin ne vend dhe me partneret nderkombetare. "Kjo eshte rruga ne te cilen do te vazhdojme te ecim, pra eshte rruga e integrimit, nuk eshte rruga e izolimit, nuk eshte rruga e kthimit ne te kaluaren, nuk eshte rruga e ekstremizmit politik, nuk eshte rruga e konfliktit me partneret nderkombetare, pa mbeshtetjen dhe pa perkrahjen e te gjitheve Shqiperia nuk do te ishte nje anetare e denje e NATO-s", tha kreu i LSI-se ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Permetit. Meta ka theksuar se ky koalicion ka arritur te kete sukses ne mjaft fusha te rendesishme. Ai solli ne vemendje heqjen e vizave, duke theksuar se ka qene puna e kesaj mazhorances qe solli kete rezultat. "Nje sukses i jashtezakonshem u arrit vetem pak muaj me pare, pra ne dhjetor te vitit te kaluar, nje enderr prej dekadash dhe vitesh heqja e vizave per te gjithe qytetaret e Shqiperise dukej e paarritshme nje vit me pare per shkak te kerkesave te jashtezakonshme te Bashkimit Evropian, por me nje pune te jashtezakonshme u permbushen te gjitha standardet dhe Shqiperia e meritoi heqjen e vizave dhe qytetaret tane e merituan kete standard te ri te dinjitetit tyre si qytetar Evropian", tha kreu i LSI-se Meta eshte ndalur ne fjalen e tij dhe ne negociatat me Partine Demokratike duke vleresuar faktin qe la ne gare ne bashkine e Permetit kandidatin e LSI-se. "Falenderoj Partine Demokratike te Permetit dhe Partine Demokratike te Shqiperise, e cila insistimin tone qe kandidati i perbashket per qytetin e Permetit te ishte z.Kujtim Hoxha e pranoj megjithese me veshtiresi. Sepse koalicionet aq te domosdoshme jane ne demokraci nuk jane dhe aq te lehta. Ne e dime se te gjithe kane deshire te kandidojne, jo thjeshte per karriere personale, por edhe per te bere dicka me shume per qytetin e tyre, per komunitetin e tyre. Megjithate une dua te siguroj te gjithe qytetaret e Permetit se kandidatura e cila tashme eshte e te gjithe Aleances per Qytetarin", tha kreu i LSI-se. Nga ana tjeter ai ka shprehur bindjen se koalicioni Aleanca per Qytetarin do te jete fituese ne Permet dhe ne gjithe vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›