Buxhuku Kriza greke qeveria te ndaloje daljen e parave jashte vendit

Thellimi i krizës ekonomike greke kërkon marrjen e masave dhe nga vendet fqinje. Për këtë qëllim, Konfederata e Industrive të Shqipërisë, (Konfindustria), kërkon nga qeveria shqiptare që të ndalojë daljen e paligjshme të parave jashtë vendit.
“Konfindustria, duke marrë shkak nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011 si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e saj i kërkon institucioneve shtetërore, që si hap të parë të ndalin sa më shpejt dhe me ҫdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.”, tha sot në një konferencë për mediat, administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku.
Ai vijoi se kusht i rëndësishëm për sa më sipër është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror. Gjithashtu duhen ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të Faljes Fiskale në fuqi për qytetarët shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë.
Sipas Buxhukut, Konfindustria mendon, se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoje ndjeshëm në afatgjate nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptare.