E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Pa amnisti fiskale, ligji antimafia me pasoja për bizneset

Konfindustria i kërkon qeverisë ndërthurjen e ligjit antimafia me amnistinë fiskale Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ndërhyjë sa më shpejt në ligjin antimafia. Administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku është shprehur para mediave se zbatimi i ligjit antimafia do të ketë pasoja negative tek bizneset dhe ekonomia vendase. Pasojat e zbatimit të ligjit antimafia do të jenë mjaft të rënda dhe me efekt afatgjatë për ekonominë shqiptare nëse nuk kryhet njëkohësisht dhe në një kohë sa më të shpejtë amnistia fiskale, u shpreh Buxhuku.

Ndërsa theksoi se qeveria duhet të bëjë të mundur ndërthurjen e amnistisë fiskale me ligjin antimafia, pasi sipas Konfindustrias vetëm në këtë mënyrë mund të funksionojë ligji. Sipas tij, zbatimi i ligjit antimafia në gjendjen e tashme institucionale, ekonomike të Shqipërisë, pa kryer amnisti fiskale për kapitalet, asetet dhe të ardhurat e qytetarëve shqiptare, rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë shkaktimin e pasojave të rënda në uljen e remitancave të emigrantëve, nxitje për largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar, ngadalësim të nismave investuese, si edhe pasiguri në pasurinë e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë. Konfindustria mendon se vetëm shoqërimi dhe ndërthurja e ligjit antimafia me amnisti fiskale të plotë mund të sjellë njëkohësisht goditjen e grupeve kriminale dhe të garantojë mbrojtjen e pasurisë të biznesit e qytetarëve shqiptare, por edhe të mundësojë të ardhura financiare të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, vijoi më tej Buxhuku. KërkesatGjithashtu ai ka theksuar se zbatimi i ligjit në gjendjen aktuale është problem shumë serioz për të ardhurat e qytetarëve dhe të bizneseve. Zbatimi i ligjit antimafia në gjendjen e tashme institucionale, ekonomike të Shqipërisë, pa kryer amnisti fiskale për kapitalet, asetet dhe të ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon drejtpërdrejt të shkaktojë pasoja të rënda në uljen e të hyrave financiare nga emigrantët, që ende japin mbi 10 për qind të PPB-së të Shqipërisë, nxitje për largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar, ngadalësim të nismave investuese, aq shumë të nevojshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe sidomos përballjes me pasojat e krizës globale financiare, pasiguri në pasurinë e qytetarëve të thjeshtë shqiptare, që në mënyrë masive kanë punuar e punojnë në kushte tepër të vështira në emigracion duke sjelle të ardhurat e tyre në atdhe, tha Buxhuku. Ndërsa theksoi se ndërthurja e amnistisë fiskale dhe e ligjit antimafia, do të sillte garancinë tek biznesi dhe tek ekonomia, si dhe do të godiste grupet kriminale. Konfindustria mendon, se vetëm shoqërimi dhe ndërthurja e Ligjit Antimafia me Amnisti Fiskale të plotë mund të sjelli njëkohësisht goditjen e grupeve kriminale dhe të garantoj mbrojtjen e pasurisë të biznesit dhe qytetarëve shqiptare, si edhe do të mundësoj të hyra financiare të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit të domosdoshme në gjendjen e vështirë të pasojave të dukshme të krizës financiare globale, që ka përfshirë ekonominë vendore, tha administratori i Konfindustrias. Në fund të fjalës së tij ai tha se Konfindustria prej kohësh i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit dhe kryeministrit Sali Berisha që të përmirësojnë ligjin antimafia dhe shoqërimin e tij në zbatimin e një amnistie të gjerë fiskale për biznesin dhe qytetaret shqiptarë. Konfindustria, me kohë i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë dhe kryeministrit Sali Berisha, për përmirësimin e ligjit antimafia dhe shoqërimin e tij në zbatimin e një amnistie të gjerë fiskale për biznesin dhe qytetaret shqiptarë. Në rast të kundërt ligji i ashtuquajtur antimafia potencialisht bën të pasigurt dhe rrezikon realisht pasurinë dhe kapitalet e një shumice dërrmuese të biznesit dhe qytetarëve shqiptare, me pasoja pothuajse shkatërruese mbi ekonominë shqiptare, mirëqenien e qytetarëve shqiptare dhe deri në stabilitetin shoqëror të vendit, përfundoi Buxhuku. Taulant Halili

Last Updated on E Enjte, 28 Janar 2010 22:58

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›