Cani: Kriza ekonomike vjen nga mungesa e valutës
Mungesa e valutës e paralajmëruar nga Banka e Shqipërisë vetëm pak ditë më parë, sipas ish-guvernatorit Shkëlqim Cani mund të sjellë zhvlerësim të lekut ose në të kundërtën rritje të ngadaltë të ekonomisë. Po nuk patëm valutën dy janë zgjidhjet, e para është prishja e kursit të këmbimit dhe e dyta është ulja e importit. Në Shqipëri është interpretuar gabim që ne jemi me fat që morëm vetëm një goditje, u shpreh Cani. Por zhvlerësimi i lekut sipas ish-guvernatorit
në këtë pikë duket e keqja më e vogël, përkundër skenarit tjetër. Sipas ti skenari më i rëndë është mungesa e investimeve, të cilat do të ndikojnë në ngadalësimin e ekonomisë, edhe për vitet e ardhshme. Këtu po ndodh një fenomen më i keq nga goditja me kursin e këmbimit. Do të pranoja më mirë një goditje tjetër të këtij lloji, se sa kjo që po ndodh me uljen e importit. Sipas pranimit të BSH-së dhe të qeverisë po bien kreditë dhe importet e pajisjeve dhe makinerive. Shqipëria nuk investon dhe kjo gjendje e keqe do të shtrihet në disa vite. Cilado qoftë e ardhmja është jo pa pasoja të cilat ndihen edhe në ekonomi edhe në buxhet edhe në sistemin bankar, përfundoi ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë.