E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Qeveria të mos vonojë amnistinë fiskale për biznesin

Tiranë, 13 qershor, NOA- Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) ka kërkuar sot nga qeveria që të aplikojë amnistinë financiare për biznesin, si e vetmja mënyrë për ti dhënë një frymëmarrje të re aktivitet të tij në vend.

Në një deklaratë për mediat, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku thekson se edhe vende si Greqia që janë në krizë të rëndë ekonomike po aplikojnë ditët e fundit falje të detyrimeve të biznesit ndaj shtetit.

Nisur nga zhvillimet e fundit në vendet konkurrente tregtare fqinje të Shqipërisë si dhe nga kërkesa e domosdoshme e ekonomisë shqiptare për financime, shpreh shqetësimin për vonesat e ekzekutivit shqiptar në kryerjen e amnistisë fiskale, u shpreh Buxhuku.

Ai shtoi se shqetësimi vjen nga vendimi i Qeverisë dhe Parlamentit të Greqisë për fillimin e zbatimit me shpejtësi në Greqi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta.

Nisur nga kjo, Buxhuku, shton se për biznesin është e papranueshme që gjatë 20 viteve që nga vendosja e tregut të lirë institucionet shqiptare nuk kanë bërë asnjë amnisti fiskale.

Është krejtësisht e papranueshme, që në një hapësire kohore 20 vjeçare të ndryshimeve kaq të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në Europë përfshi edhe vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë amnisti fiskale të vërtetë dhe aq më shumë në kushtet kur vendet konkurrente tona si Greqia dhe Italia i kryejnë në mënyrë të vazhdueshme, tha Buxhuku.

Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria ka theksuar se këto vonesa kanë ndikime direkte në ekonominë e vendit dhe nuk sjellin ritmet e duhura në biznes.

Vonesat kohore të kryerjes së amnistisë fiskale në Shqipëri kanë ndikim të drejtpërdrejtë në: shtimin e dukurisë thellësisht shqetësuese të largimit të parave shqiptare në sasi jashtëzakonisht të mëdha jashtë vendit, ngadalësimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetarët në ekonomi si dhe në shtimin e prirjes e tërheqjes/mbajtjes së kursimeve të emigracionit të shumtë shqiptar nga bankat e huaja pa i kthyer në atdhe, përfundoi Buxhuku.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›