E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qendrore mban sekret shitjen e bonove, ja procedurat për hyrjen në treg

Përfitimet dhe risqet e investimit në bono thesari

Tregu i bonove të thesarit i kthyer në monopol të bankave, nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje edhe pas rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës për ta rregulluar atë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar një manual, ku informon publikun dhe

biznesin në lidhje me të ardhurat dhe risqet që rrjedhin nga investimet në bono thesari. Sipas AMF, risku sistematik për letrat me vlerë të kapitalit të tregtuara në tregje të organizuara ka si origjinë luhatjet e tregut në përgjithësi dhe mund të identifikohet me lëvizjet e indeksit të tregut. Risku sistematik për letrat me vlerë të borxhit e ka origjinën në lëvizjet e normave të interesit të tregut që ndikojnë më pas në çmimet (natyrisht edhe mbi rendimentin). Sipas të njëjtave burime luhatja e normave të interesit e ka ndikimin në përpjestim të drejtë me maturimin e letrës me vlerë të borxhit, maturimi është koha nga momenti që flasim deri në rimbursimin e letrës me vlerë.


Risku nga emetuesi
Sipas njoftimit të AMF për investimet në instrumentet financiarë është themelore vlerësimi i gjendjes pasurore të shoqërisë emetuese dhe perspektivat ekonomike të saj duke krahasuar gjithmonë me sektorin ku ajo operon. AMF bën të ditur se duhet pasur parasysh që çmimet e letrave me vlerë të kapitalit reflektojnë në çdo moment një mesatare të shpresave që pjesëmarrësit në treg kanë rreth perspektivave të fitimeve të ndërmarrjeve emetuese. Ndërkohë që po ti referohemi letrave me vlerë të borxhit, risku që shoqëria apo enti emetues nuk është në gjendje të paguajë interesat ose të rimbursojë kapitalin e marrë hua reflektohet në normën e


Detyrimet
Detyrimet e emetuesve për informim të vazhdueshëm investitorëve. Sipas AMF aftësitë e marrjes dhe përpunimit të informacionit si dhe momenti i shfrytëzimit të këtij informacioni janë treguesit kryesor në përcaktimin e suksesit ose josuksesit të investitorëve. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të informimit si dhe detyrën që ka për mbrojtjen e investitorëve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përcaktuar disa kritere që detyrojnë emetuesit që të informojnë për çdo ndryshim në praktikat e tyre. Këto kritere janë të përmbledhura në rregulloret mbi Detyrimet e emetuesve për informim të vazhdueshëm, Detyrimet për përgatitjen e prospektusit më të rëndësishëm informues që paraqet emetuesi, mënyrës së ndërtimit të tij nga emetuesi dhe mënyrës së leximit dhe kuptimit nga investitorët do të flasim një herë tjetër) dhe fazat më teknike në rregulloret për kontabilitetin, pasqyrat financiare dhe auditimin e tyre. Në këtë kuadër të detyrimit për informim të vazhdueshëm, në rregulloren e AMF parashikohet që një emetues duhet të njoftojë menjëherë AMF dhe Bursën nëse letrat me vlerë të tij janë listuar apo janë lejuar të tregtohen në Bursë, si dhe antarët e tij dhe zotëruesit e tjerë të letrave me vlerë të tij, për çdo zhvillim të ri të rëndësishëm në sferën e aktivitetit të vet që nuk është bërë i njohur publikisht.


Ankandet
Kalendari i ankandeve të emetimit të bonove të thesarit përcaktohet nga qeveria. Ankandet për emetimin e bonove të thesarit me afat maturimi 3 dhe 6-mujor, organizohen një herë në muaj, ndërsa ankandet për emetimin e bonove me afat maturimi 12-mujor organizohen çdo dy javë. Burime zyrtare nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se ankandet normalisht zhvillohen ditën e martë, ndërsa emetimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet paraprakisht nga  Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet publikimit të informacionit në faqet respektive të internetit. Sipas të njëjtave burime mësohet se individët mund të marrin pjesë në ankandet e emetimit të bonove të thesarit me kërkesa konkurruese ose jokonkurruese. Pjesëmarrja me kërkesë konkurruese nënkupton vendosjen e një interesi (yield-i) mbi bazën e të cilit do të llogaritet çmimi që investitori preferon të paguajë për blerjen e bonos së thesarit. Pjesëmarrja me kërkesë jokonkurruese nënkupton pranimin e yield-it mesatar të ponderuar, i cili do të llogaritet si mesatare e ponderuar e yield-eve të kërkesave konkurruese të shpallura fituese. Në ankand, kërkesat konkurruese renditen nga yield-i më i ulët i kërkuar deri tek yield-i më i lartë deri sa shuma e shpallur nga qeveria për emetimin e bonove, të plotësohet. Kjo do të thotë që në rast se kërkesa e pjesëmarrësve për blerjen e bonove është më e lartë se shuma e emetuar nga qeveria, kërkesat konkurruese me yield-in më të lartë, nuk do të pranohen nga qeveria dhe për rrjedhojë investitorët nuk do të mund të blejnë bono thesari në ankandin përkatës.

Bonot e Thesarit
Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga qeveria. Sipas bankës së Shqipërisë bonot deri tani emetohen në monedhë kombëtare, lek dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12-mujore. Banka bën të ditur se bonot e thesarit nxirren për shitje nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo formë nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti. Sipas të njëjtave burime konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i bonove të thesarit. Yield-i i bonove të thesarit është bazë për llogaritjen e çmimit të blerjes së bonos të thesarit. Interesi i përfituar nga investimi në bono thesari llogaritet si diferencë e çmimit të blerjes së bonos me vlerën nominale të saj. Raporti i kësaj diference me çmimin e blerjes i llogaritur në bazë vjetore shpreh normën e kthimit të përfituar nga investimi.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.15%

12M 12-mujor 7.50%
6M 6-mujor 6.49%
3M 3-mujor 5.48%
1M 1-mujor 5.13%
1Ë njëjavor 4.84%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.91%
1Ë njëjavor 6.16%
o/n njëditor 5.88%
12M 12-mujor 9.13%
6M 6-mujor 7.94%
3M 3-mujor 7.21%

Stabilizohet tregu i këmbimit valutor
Kjo javë mund të karakterizohet si përgjithësisht e qetë dhe e stabilizuar sa i takon tregut valutor. Të shtunën tregu valutor i kryeqytetit e shkëmbente në blerje një dollar me 112.5 lekë dhe në shitje 113.1 lekë. Ndërkohë shifrat e fiksuara për monedhën evropiane euro ishin një euro baraz me 136.2 lekë në blerje dhe 136.7 lekë ne blerje. Një tendencë të lehtë ndryshimi ka monedha britanike paund e cila në fundjavë në tregun valutor kuotohet me 163.6 lekë në shitje dhe 164.2 lekë në blerje. Duke i krahasuar shifrat e këtyre valutave me kursin zyrtar të bankës së Shqipërisë vërejmë se përkrah ndryshimeve minimale që shkojnë deri në 0.8 lekë për monedhë ka një tendencë rënieje për dollarin dhe kundërta ka shtrenjtim të lehtë për euron dhe paundin. Ekspertët thonë se kjo situatë pritet të zgjasë së paku edhe 2 javë kohë kur nis edhe kthimi masiv i emigrantëve për pushime dhe ku si çdo vit ka ndikime në tregun valutor. Qëndrueshmëria e monedhave ka efektet e saj edhe në shkëmbimet tregtare të vendit e veçanërisht në importet që janë më shumë në volum. Një monedhë e qëndrueshme garanton edhe çmime më të qëndrueshme në treg. Ndërkohë çmimi i naftës arrin në 145 lekë për litër në tregjet vendase duke regjistruar rritjen e radhës. E kundërta ndodh në tregjet ndërkombëtare, nafta e përmbysi tendencën rënëse dhe u rrit drejt 75 dollarëve, pasi konfirmimi i shifrave të forta të eksporteve kineze për majin i tejkaloi në peshë shifrat e dobëta të kërkesës për karburante në SHBA, konsumatori nr. 1 i globit. Eksportet kineze u rritën 48,5 për qind në maj, krahasuar me një vit më parë, duke thyer parashikimin për një rritje me 32 për qind, si dhe duke konfirmuar raportin e agjencisë Reuters të së mërkurës për shifrat e eksporteve, raport që ndihmoi që çmimet e naftës të rriten mëse 3 për qind atë ditë. Të premten, pritet që Kin

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›