BB: Në tre muaj u rritën investimet e huaja
se tremujori i parë i 2009-ës. Të dhënat tregojnë se investimet e huaja kanë qenë në rritje përgjatë të dy viteve të fundit, që përkojnë me krizën globale. Në vitin 2009, investimet e huaja në Shqipëri arritën në 680 milionë euro ose 9.6 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo në një kohë kur investimet e huaja direkte në shumicën e vendeve të rajonit kanë pësuar rënie të fortë. Sipas Institutit të Vjenës në 2009-ën investimet e huaja në Evropën Qendrore dhe atë lindore u përgjysmuan, ndërsa rritje pati vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi. Por pavarësisht rritjes, Shqipëria mbetet sërish vendi me investimet të huaja më të pakta në rajon. Sipas Bankës Botërore, fluksi kumulativ i investimeve të huaja për frymë në Shqipëri është vetëm 1160 dollarë. Maqedonia e ka këtë tregues 1379 dollarë, Bosnja 1687 dollarë, ndërsa Kroacia 5670 dollarë. Pas goditjes së rëndë të pësuar gjatë vitit 2008 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2009, ekonomia botërore ka hyrë në një fazë rikuperimi të aktivitetit ekonomik, e stimuluar nga politika monetare dhe fiskale ekspansioniste. Bankat qendrore kryesore kanë vazhduar të ndjekin politika monetare lehtësuese, me qëllim mbështetjen e tregut të kreditit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike. Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë fundi i recesionit ekonomik është shoqëruar nga gjallërimi i presioneve inflacioniste, duke reflektuar si efektin statistikor të lidhur me ecurinë e çmimeve të produkteve bazë, ashtu edhe rritjen e kërkesës në ekonominë botërore. Ndërkohë që ecuria e tregjeve financiare ka qenë e qëndrueshme dhe treguesit kryesorë të rrezikut janë stabilizuar në nivele më të ulëta. Megjithatë, vëmendja e tregjeve financiare gjatë javëve të fundit është dominuar nga rritja e pasigurisë për qëndrueshmërinë fiskale të disa vendeve të eurozonës.