OSSH: Ndërprerjet janë të detyrueshme për remontin
për arsye mirëmbajtjeje, janë të detyrueshme për OSSH. Kompania ju kërkon ndjesë abonentëve te vet për shqetësimin dhe angazhohet se do të bëjë maksimumin për të ulur pasojat tek konsumatorët tanë duke ndryshuar lidhjet në rrjetin e shpërndarjes në mënyrë që të lidhen sa më shumë klientë të jetë e mundur në nënstacionet të cilat do të kenë furnizim me energji elektrike. OSSH do të bëjë maksimumin për të krijuar balanca midis zonave të ndryshme ku kapaciteti nuk do të jetë i mjaftueshëm për të furnizuar të gjithë klientët. OSSH është e angazhuar në punën e saj për të përmbushur të gjitha detyrimet ndaj konsumatorëve.
Dragh: Ska kthim prapa për euron
Tregjet financiare kanë nisur ta kuptojnë se euroja do të mbijetojë dhe se nuk është e mundur që të kthehemi prapa. Kështu ka deklaruar guvernatori i bankës qendrore të Italisë, Mario Draghi, gjatë një ndërhyrjeje në një konferencë të zhvilluar në Helsinki të Norvegjisë. Ai deklaroi se "ditët e fundit, tregjet po qetësohen. Sipas tij, "njerëzit duhet ta kuptojnë se euroja do të mbetet në qarkullim dhe nuk është e mundur të kthehemi mbrapa". Për më tej, "pavarësia e Bankës Qendrore Evropiane nuk është vënë kurrë në diskutim," ka shtuar ai, një koncept ky, të cilin ai e kishte përsëritur ditët e fundit, në rastet kur ishin hedhur dyshime lidhur me blerjet e bonove shtetërore të vendeve të ndryshme të eurozonës nga ana e bankës evropiane. Ditët e ardhshme, Draghi do të kryesojë në Toronto të Kanadasë mbledhjen plenare të Bordit të Stabilitetit Financiar, i cili do t'i paraprijë mbledhjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-ës në fund të muajit në këtë qytet kanadeze, ku do të prezantojë progresin e arritur në reformën rregullatore të financave globale.
Britani, rritet pritshmëria për inflacionin
Inflacioni në Britaninë e Madhe u rrit në tremujorin e dytë, tregoi sondazhi i fundit i publikuar nga Banka e Anglisë të premten, duke i turbulluar politikëbërësit, që shpresonin për rënien e presionit të çmimeve në rritje. Sondazhi tregoi se pritshmëria mesatare për normën e inflacionit për vitin e ardhshëm ishte në nivelin 3,3 për qind, krahasuar me 2,5 për qind që ishte ky parashikim në muajin shkurt të këtij viti. Të pyetur për normën aktuale të inflacionit, të anketuarit u përgjigjën se ajo arrin në 3,6 për qind, krahasua me 3,3 për qind që ishte përfundimi i sondazhit të muajit shkurt. Të dhënat zyrtare treguan se inflacioni vjetor konsumator në vend arrinte nivelin 3,7 për qind. Komiteti i Politikave Monetare e ka nënvlerësuar shumë rritjen e fundit të inflacionit, duke cituar një sërë faktorësh të përkohshëm, përfshi skadimin e uljes së përkohshme të një zëri të taksës së vlerës së shtuar në fund të vitit të kaluar, si dhe rritjen e çmimeve të mallrave parësore. Ky komitet ka parashikuar se inflacioni do të bjerë sërish poshtë nivelit të synuar prej 2 për qind në periudhën e parashikuar prej 2 vjetësh, falë hapësirës së rrallë që i ka lënë faktorëve nxitës të tij kriza e fundit financiare.
Kina zyrtarizon rënien ekonomike
Çmimet konsumatore kineze, u rritën më shpejt nga sa pritej, në 3,1% në normë vjetore në muajin maj. Në prill inflacioni kinez ishte 2.8%. Porse norma e krahasimit, është me vitin e kaluar, e për pasojë është e ulët, çka justifikon edhe ndryshimin e madh me 1.8%. Për më tepër çmimet e veshmbathjeve, pajisjeve shtëpiake dhe produkteve bujqësore, që janë element shumë i rëndësishëm i inflacionit, shënuan rënie, duke rritur edhe nevojën e Pekinit për të arritur synimet e politikës për inflacionin. Reagimi i tregjeve ndaj shifrave ishte minimal, pasi të dhënat ishin bërë publike në rrugë jo zyrtare. Të dhënat treguan se prodhimi në normë vjetore në maj, ra në 16.5% nga 17.8% në prill. Ndërsa investimet në zonat urbane, në asete fikse, si ndërtesat për banim dhe fabrikat, ranë në normë vjetore nga 26.1% në prill në 25.9% në maj. Eksportet kineze u rritën në maj me 48.5% në normë vjetore. Bazuar në këto shifra, analistët thanë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, do të jetë midis 8-9% nga 11.9% që ishte në tremujorin e parë.