E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku: Të rimbursohet TVSH-ja për bizneset

Rimbursimi i TVSH ka qene tema rreth se ciles eshte shprehur e shqetesuar Konfindustria. Administratori Gjergj Buxhuku tha se qeveria po e shtyn me muaj rimbursimin e TVSH duke demtuar biznesin ne pergjithesi e indstrine ne vecanti 

TIRANE-Konfindustria, ka deklaruar sot se është shtyrë me muaj nga qeveria, rimbursimi i TVSH-së. Pretendimet e saj Konfindustria i bazon nga të dhënat e ardhura nga industri të ndryshme shqiptare, që punojnë për eksport. “Procedurat e ndjekura nga institucionet fiskale vazhdojnë të jenë tepër burokratike dhe me hapësira të shumta për subjektivizëm dhe korrupsion. Aq më shumë një dukuri e tillë është dëmtuese për bizneset në përgjithësi dhe për industritë në veçanti kur ndeshemi me pasojat e krizës globale financiare dhe ekonomike, që kanë varfëruar në maksimum tregjet ndërkombëtare dhe kanë rritur shumë konkurrencën ndërmjet prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare me ato të huaja. Në kushte të tilla është e papranueshme, që të rëndohet pa asnjë arsye objektive kosto e prodhimeve dhe shërbimeve vendore”-deklaroi Gjergj Buxhuku në deklaratë për shtyp.

Konfindustria, kërkon nga autoritetet fiskale qendrore të vendit sikundër për marrjen sa më shpejt të masave të nevojshme procedurale dhe kontrollin e zbatimit të tyre në praktike, për rikthimin në kohën e duhur të TVSH për industritë e vendit, si masë e prekshme dhe e mundshme për biznesin prodhues në kushtet e krizës globale financiare dhe ekonomike, me pasoja të ndjeshme edhe në ekonominë shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›