E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kryetarja e LSI në Shkodër, Uruci

Kryetarja e LSI në Shkodër vendos largimin nga ky post dhe nga radhët e LSI. Esmeralda Uruci ka shprehur shqetesim lidhur me menyren e hartimit të listave për deputetë që sipas saj janë vetëm produkt i kryetarit Meta 

SHKODER-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër Esmeralda Uruci nga dhënë dorëheqjen nga ky post duke hedhur kritika të forta në drejtim te Ilir Metës. Në një konferencë për shtyp, Uruci ka bërë të ditur arsyet e largimit të saj nga LSI dhe poziciononim që do të ketë pas këtij vendimi. “LSI rrezikon te kthehet ne nje sipermarrje private te kryetarit Ilir Meta, pasi njerez pa lidhje me këtë parti po zënë vend në listat e kandidatëve për deputetë”, u shpre Uruci.
Tashmë ish-kryetare, Uruci ka konstatuar se pavarësisht largimit nga LSI ajo do të mbetet në gjirin e majtë, pasi dhe bindjet janë të tilla.
Një ditë më parë nga radhët e LSI u largua kryetari i kësaj partie në Urën Vajgurore. Rreth nje muaj me pare jozurtarisht u mesua edhe largimi i dy eksponenteve te rendesishem ne partine e Metes, Brisida Gjikondi dhe Pjerin Ndreu. Shkak ishte serish lista e kandidateve per deputete.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›