Prençi:Raporti i OKB-së më i miri për ne

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi u shpreh në një konferencë për shtyp në lidhje me Raportin e Zyrës së OKB për drogat. Sipas tij raporti është më i miri në vite për sa i përket Shqipërisë. Në këtë raport përsa i përket situatës së drogave kultivimit dhe tranzitimit të tyre në rajonin e Ballkanit , Shqipëria përmendet vetëm dy herë kur thuhet se: Kultivimi i kanabisit tashmë bëhet vetëm në "prona publike", pra prona të askujt dhe përsa u përket drogave të forta Raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së tranzitimit të drogës nëpërmjet Shqipërisë, ose sic thotë raporti tashmë rruga tradicionale është ajo e Ballkanit verior Turqi- Bullgari -Rumani- Hungari dhe më pas Austri theksoi Prençi. Gjithashtu Prençi u shpreh se puna e Policië së Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, kanë pasur dhe do të kenë prioritet kryesor luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme për ta fshirë përfundimisht emrin e Shqipërisë nga harta e kultivimit, tranzitimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Duhet të theksoj se ky raport është në vazhdën e vlerësimeve positive që kanë dhënë publikisht në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Ministri Britanik për Sigurinë, Drejtori i FRONTEX dhe personalitete të etj.