E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, nisin aplikimet për letërnjoftimet e reja

Procesi i aplikimit per kartat e identitetit ka nisur edhe ne qytetin e Sarandes. Diten e premte ishte kryebashkiaku Edmond Gjoka ai qe aplikoi i pari, ndersa u ka bere thirrje te gjithe bashkeqytetareve te perfshihen ne kete proces 

SARANDE-Në bashkinë e Sarandës kanë nisur paraditen e të premtes aplikimet e para për pajisjen e shtetasve me letërnjoftimet e reja. Në mjedisin e caktuar për pritjen e qytetarëve që do të aplikojnë, të katër operatorët kanë nisur nga puna konkrete, pas mbërritjes së kodit të aktivizimit të programeve. Pajisjet e instaluara, si: kompjutera, aparaturat e fotografimit dhe ato të marrjes së gjurmës së gishtave e të firmës, janë vënë në punë. Kryebashkiaku Edmond Gjoka ishte qytetari i pare, i cili aplikoi per dokumentin e ri. Gjoka u ka bërë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve për t’u përfshirë në proces.
Bashkia e Sarandës është nga të parat në prefekturën e Vlorës, që ka nisur nga procedurat e aplikimit, përpara se ato të nisin edhe në Bashkinë e Vlorës, të Gjirokastrës etj.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›