Gërdec, pyeten 13 zyrtarë të armatimeve
TIRANE- Merren në pyetje në cilësinë e të pandehurit 13 zyrtarët dhe ish-ushtarakët e grupit të dytë të të akuzuarve për ngjarjet që sollën tragjedinë e Gërdecit në 15 mars të vitit të kaluar. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Seancat e marrjes në pyetje do të vazhdojnë edhe javës tjetër për ish-drejtorin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit, Vladimir Shatro dhe për atë të Uzinës Mekanike në Gramsh, Fiqiret Mato; për tre ish-anëtarët e komisionit të çmimit të fishekëve, Rezart Tërshana, Besim Dauti dhe Agim Babameto; katër anëtarët e komisionit të çmimeve për municionet e rënda, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi; dhe për katër anëtarët e komisionit të kategorizimit të municioneve, Zenun Cero, Hysni Çoçka, Hilmi Lacaj dhe Fahri Toska. Të mërkurën më 18 shkurt, prokuroria ngriti akuzat për “shpërdorim detyre” ndaj këtyre. Edhe gjatë ditës së djeshme ata kanë mohuar akuzat duke u shprehur se kanë zbatuar vetëm urdhrat. Të 13 ish-zyrtarët dhe ish-oficerët i bashkohen grupit tjetër që kanë zyrtarisht akuzë për Gërdecin. Të mërkurën e kaluar më 11 shkurt, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha; ish-shefi KF së Bashkuar, Shpëtim Spahiu; ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Agim Lala; ish-komandanti i FM, Zija Bahja; ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Madani, drejtor i Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të tjerë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)