E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhuku Vonesat ne kufirin Shqiperi- Kosove ndikojne ne ekonomite e dy vendeve

Konfindustria ka kërkuar nga institucionet doganore të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndikojnë në përmirësimin sa më shpejt të punës në pikat doganore që lidhin dy vendet, ku kohët e fundit janë vërejtur vonesa të vazhdueshme ndaj bizneseve, kryesisht në pikën doganore të Morinit në Kukës.

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku shprehet se vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohshme ekonomive të dy vendeve.

"Rritja e kostove të shpërndarjes dhe transportit ul ndjeshëm fuqinë konkurenciale të prodhimeve dhe shërbimeve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke i dhënë përparësi vendeve të treta konkurente në rajon dhe më gjerë”, thuhet në një deklaratë për mediat.

Konfindustria vë dukje se "rritja e paarsyeshme e kostove të transportit, si pasoje e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme, është goditje e pastër që i jepet krijmit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milion konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mireqenien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës".

Konfundustria e cilëson të papranueshëm faktin që koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme.

"Rritja e kostove të transportit për shkaqe subjektive ul ndjeshëm efektivitetin e investimit të madh financiar të ndërtimit ëe Rruges se Kombit të kryer nga shqiptarët, shtyn në kohë afatin financiar të rikthimit të vlerës financiare dhe njëkohësisht ul ndjeshëm interesin e biznesit rajonal të Europës Juglindore për shfrytëzimin e porteve të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, etj., në favor të vendeve të tjera të rajonit si Selanikut, Pireut, Tivarit, etj, me pasoja financiare prej dhjetra milion euro/vit në dëm të ekonomisë kombëtare", përfundon deklarata për shtyp e Konfindustrisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›