Perse asgje nuk funksionoi
Ka pasur shume hamendje nga njerez te percipte te medies dhe politikes qe mendonin se Berisha ishte futur ne spiralen e konfliktit elektoral te Tiranes me idene e presingut qe do te terhiqej ne fund. Shumekush prej tyre besonte se Berisha nuk do te bente presion mbi Kolegjin dhe do inkurajonte nje vendim te drejte permes te cilit do ta lahej nga gjynahet e ketyre zgjedhjeve dhe nga historia e tij e meparshme politike.
Kjo ne nje fare menyre duhet te bente diferencen mes politikanit Sali Berisha nga klani mafioz i familjes qe do me cdo kusht si biznes te tij Bashkine e Tiranes. Sot qe jemi nje muaj pas zgjedhjeve te 8 Majit te gjithe e shikojme se si Berisha ka pushuar se menduari politikisht. Gjithe dinamika e gjesteve te tij pas 8 Majit flet vetem per intimidim te KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe rrembimin me cdo kusht te mandatit te Tiranes.
Duke arsyetuar politikisht dhe duke e konsideruar ende Berishen si njeri qe ben llogari politike shume udheheqes perendimore e keshilluan ne distance Kolegjin te vepronte drejt duke mos ndryshuar rregullat e lojes pas mbarimit te lojes. Ata po ashtu ben thirrje te hapura ndaj Berishes te qendronte larg kesaj historie. Ismail Kadareja i cili duket se e merr me seriozisht se sa meriton klasen politike te atdheut te vet shkoi me ne ekstrem duke testuar ndonje distance te mundshme mes Lulezim Bashes dhe Sali Berishes duke i bere thirrje Bashes te terhiqej.
Asgje nuk funksionoi. Nje muaj pas masakres elektorale Sali Berisha eshte ne krye te puneve per te grabitur mandatin. Nuk e shqeteson me as zeri i bashkuar i zyrtareve perendimore as Kadareja as opinioni publik as imazhi i demtuar i Shqiperise as media boterore as paralajmerimet per protesta dhe dhune ne vend. Vendosmeria e tij per ti rishpallur lufte gjithe botes per nje grabitje mandati tregoi shkallen e ulet te lirise se tij nga mafia qe kapur Familjen e tij politike ne Tirane.
Kjo mafie ka nxjerre ne shesh kandidatin e saj perfekt njeriun i cili eshte inkriminuar me shpejt se kushdo tjeter ne historine e politikes shqiptare Lulezim Bashen. Ai u kap duke vjedhur mbi 200 milione euro ne vitin e pare si minister dhe ka vrare ne flagrance kater qytetare shqiptare ne vitin e fundit si minister. Ai eshte nje kukull e germadhave te mafies se vjeter te ish Jugosllavise ne Tirane dhe garant i tyre ne te ardhmen politike te Shqiperise.
Ky eshte politikani me i bindur ndaj mafies se re shqiptare pasi eshte peng i se shkuares se vet te cilen ia ka marre persiper Familja Berisha. Kjo e ben te pakuptimte historine e dorezimit politik te Berishes. Beteja per Tiranen eshte nje beteje qe pasqyron thelbin e perplasjes se pare te mafies me rregullat e lojes se nderrimit te pushtetit ne Shqiperi. Deri me sot prekja e votes eshte bere per interesa te politikaneve driteshkurter qe donin ti zgjasnin jeten pushtetit te tyre.
Kjo eshte beteja e pare ne te cilen politikanet perdoren nga mafia per te bllokuar ndryshimin e pushtetit me vote.