Buzek: Dritë jeshile Serbisë për statusin kandidat
BE duhet të aprovojë kandidaturën e Serbisë në mbledhjen e dhjetorit. Ky ka qënë vlerësimi i dhënë ditën e sotme nga Kreu i Parlamentit Europian, Jirzy Buzek.
Në dhjetor ne duhet të vendosim të pranojmë Serbinë si kandidate dhe ti japim një shenje, se jemi afër tyre dhe se do të dëshironim ti mbështesnim, tha më tej ai.
Në kundërshtim me këtë deklaratë ka qënë ministri finlandez për çështje të BE-së, Alexandar Stubb, i cili tha se Finlanda mbështet zgjerimin e BE-së, por vetëm atëherë kur përmbushen kriteret.