Pakti PD-PS, miratohet ligji i radhës me 3/5-at
22/11/2011 Ligjet miratuan dje ndryshimin në Kodin Rrugor mbi licencimin e autoshkollave
Ndryshimi në Kodin Rrugor u miratua në unanimitet sipas propozimit të PS-së
Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës ka sjellë produktin e saj të radhës sa i përket miratimit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend. Deputetët në Komisionin parlamentar të Ligjeve miratuan dje me unanimitet disa ndryshime në Kodin Rrugor, që parashikojnë rregullimin e veprimtarisë së autoshkollave në vendin tonë. Në këtë projektligj parashikohet ndryshimi i nenit 121 të Kodit Rrugor, i cili parashikon rregullimin e procedurave për dhënien e lejeve për personat juridikë apo fizikë që do të merren me kryerjen e veprimtarisë nëpërmjet licencimit, me leje për autoshkollat. Siç ishte rënë dakord një javë më parë, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës miratuan riformulimin e 2 neneve të sjella nga Ministria e Ekonomisë. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, bëri me dije se deputetët e këtij komisioni kanë qenë dakord që deputeti socialist Damian Gjiknuri së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë të bënin riformulimin e 2 neneve të Kodit Rrugor, i cili është propozuar dy vjet më parë. Rusmali theksoi se është rënë dakord që të riformulohen nenet sipas amendamentit të propozuar nga deputeti Gjiknuri. Javën e kaluar mazhoranca dhe opozita votuan dy kodet e para me konsensus, pas 2 vjetësh luftë të gjatë politike.
Ndryshimet në Kodin Rrugor
Konkretisht me këto ndryshime parashikohen kritere, teknike dhe profesionale, si dhe kushte të tjera që duhen për marrjen e kësaj lejeje. Ndryshimet e reja parashikojnë rregullat e mbikëqyrjes administrative dhe teknike të kësaj veprimtarie, kushtet për të qenë drejtues profesionalë, infrastruktura që duhet për ushtrimin e kësaj veprimtarie si dhe rastet e pezullimit dhe të heqjes së kësaj lejeje. Ndryshimet e miratuara ofrojnë zgjidhje në përputhje me përcaktimet e ligjit të licencave, duke i trajtuar ato përmes Qendrës Kombëtare të Licencimit. Ndërkohë nesër do të diskutohen disa ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë 4-fishimin e një pjese të madhe të gjobave për shkelje të rregullave të qarkullimit. Me kërkesë të deputetëve të opozitës, Komisioni i Ligjeve kërkoi që para diskutimeve për këto ndryshime të thirren dhe një herë grupet e interesit. Ndërsa me propozim të 1/3 të anëtarëve të Komisionit të Ligjeve do t’i kërkohet ministrit të Brendshëm Bujar Nishani të prezantojë para komisionit nëse janë duke u diskutuar ndryshime të reja në Kodin Rrugor, përveç atyre që janë në procedurë diskutimi në Kuvend.
PS: Ministria e Integrimit të marrë peshë të re politike dhe buxhetore
Bregu: Hapja e negociatave, nuk është datë e largët
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte thelbi i debatit të djeshëm mes deputetëve të PD-së dhe PS-së në Komisionin parlamentar te Integrimit. Gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2012 të propozuar nga qeveria për Ministrinë e Integrimit, ministrja Majlinda Bregu në raportimin e saj theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë në vlerën 330 milionë lekë, ose 0.5% më shumë se buxheti i vitit 2011. Në përfundim të fjalës së saj ministrja kërkoi bashkëpunimin e opozitës për dy çështje të rëndësishme, që lidhen me ecurinë e procesit, pasi hapja e negociatave nuk është datë e largët. Kërkesat e ministres Bregu kishin të bënin me rishikimin e planit kombëtar të zbatimit të MSA-së si dhe konstituimin e grupeve të negociatave. “Do ta konsideronim me vlerë bashkëpunimin tuaj gjatë procesit të rishikimit të planit kombëtar të MSA-së, që do të thotë të keni akses online gjatë raportimeve të ministrive dhe së dyti, ju ftojmë të kontribuoni në konstituimin e grupeve të negociatave, pasi mund të them se data e hapjes së negociatave nuk është datë e largët”, - u shpreh Bregu. Ndërsa deputeti i PS-së Ditmir Bushati, duke iu referuar buxhetit, sipas tij të pamjaftueshëm për këtë ministri, tha: “Duke lexuar listën e objektivave që duhet të mbulojë projektbuxheti për MIE të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një agjenci organizimi aktivitetesh e jo me një institucion drejtues dhe bashkërendues të përmbushjes së të gjitha angazhimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian. Ka ardhur koha që kjo ministri duhet të marrë një peshë të re politike dhe buxhetore në procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE.”
Debate për buxhetin e vitit 2012 në Komisionin e Ligjeve
Prokuroria kërkon fonde shtesë për shpërblimet. KLD-ja e kënaqur
Buxheti i parashikuar për institucionet e drejtësisë për vitin e ardhshëm nga qeveria ka sjellë përplasjen mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve dhe deputetëve të mazhorancës. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dje nga Komisioni i Ligjeve që t’i shtohet edhe një fond prej 35 milionë lekësh. Sekretari i përgjithshëm i Prokurorisë, Pandi Madhi, e argumentoi kërkesën për shtimin e fondeve me nevojën që ka organi i akuzës për të ndërtuar një godinë në Shkodër dhe blerjen e disa pajisjeve kompjuterike. Drejtorja e Politikave Buxhetore në Ministrisë së Financave, Mimoza Dhëmbi, theksoi se për Prokurorinë është propozuar 140 milionë lekë, ndërkohë që kërkesa e tyre është 175 milionë. Dhëmbi u shpreh se fondi i akorduar i plotëson më së miri kushtet e punës për Prokurorët. Ndërsa për zërin “investime” drejtorja e Politikave Buxhetore në Ministrinë e Financave tha se janë parashikuar të gjitha investimet e nevojshme. Por ajo që shkaktoi dje replika mes anëtarëve të komisionit ishte angazhimi i nënkryetarit Kreshnik Spahiu në Aleancën Kuqezi. Deputetët Alibeaj dhe Fino, duke iu drejtuar përfaqësuesve të KLD-së, ironizuan Spahiun në lidhje me buxhetin për vitin 2012. “A i dalin këto para Kreshnik Spahiut që të kryejë lëvizjet e tij lart e poshtë në aktivitetet e Aleancën Kuqezi”?”- pyeti Fino. Sot në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohen dhe dy seanca të tjera për të dëgjuar pretendimet për buxhetin nga Gjykata Kushtetuese, ILDKP-ja. Ndërsa nesër pritet të jenë përfaqësuesit e Presidencës.
Ministria e Drejtësisë
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi prezantoi dje në Komisionin e Ligjeve projektin e ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë dhe dixhitalizimin e hipotekave. “Me anë të këtij buxheti do të bëhen të mundura inspektimet për regjistrimin e pasurive online si dhe sistemi i përmbarimit privat”, - u shpreh Halimi. Ai theksoi gjithashtu se gjatë vitit 2012 do të mundësohet instalimi i plotë i kamerave në gjykata. “Projektbuxheti i parashikuar për këtë ministri për vitin 2012 është rreth 5.79 miliardë lekë, ose 0.42 për qind e PBB-së. Këto fonde do të shërbejnë kryesisht në arritjen e objektivave të caktuara nga Ministria e Drejtësisë. Rritja e numrit të titujve nga 18 në 21, kode dhe përmbledhëse legjislacioni. Publikimi në internet i 21 titujve të botimit dhe 240 numrave të Fletores Zyrtare. Realizimi me objektivitet dhe cilësi të përmirësuar të 6000 akteve të ekspertimit mjekoligjor. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të ofruar, në mënyrë që të përmbushë 60% të standardeve të BE-së”, - tha Halimi.