Kandidatura e Leskaj, Paloka e vlerëson pozitivisht
22/11/2011 Dekreti i Presidentit Topi
Partia Demokratike mund të miratojë kandidaturën e Presidentit Bamir Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj. Në një prononcim për mediet deputeti i selisë blu Edi Paloka komentoi me nota pozitive emrin e ish-deputetit demokrat. “Ne e kemi thënë edhe në prononcimet e tjera se, si gjithmonë, do të merret një vendim grupi e pastaj do të veprohet. Personalisht për zotin Leskaj them se mendimet e të gjithëve janë pozitive, por sigurisht që ka një vendim grupi. Ka forma të ndryshme konsultimesh, për të cilat nuk mund të jap ndonjë informacion më tepër. Nuk besoj se edhe me zotin Shehu personalisht ka pasur ndonjë problem. Mund të jetë thënë për profesionin e zotit Shehu se nuk ka lidhje me kreun e KLSH-së, por nuk besoj se personalisht u shpreh njeri kundër tij”, - tha Paloka në prononcimin e tij. Ky është i pari zë nga partia më e madhe e mazhorancës që prononcohet hapur për kandidaturën e Leskajt, kur kanë kaluar katër ditë nga dekretimi i tij nga kreu i shtetit. I pyetur për qëndrimin e opozitës lidhur me ligjet e reja pas situatës së krijuar në këshillin e qarkut të Fierit, Paloka mohoi se ka paralele. “Votimi i ligjeve që kërkojnë 3/5-at e votave dhe zgjedhjet në këshillat e qarqeve janë dy zhvillime që nuk mund të kushtëzojnë njëra-tjetrën”, - deklaroi ai. Në seancën e së enjtes së fundit pasi komentoi votën e tij kundër Kodit Detar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tha se situata në qarkun e Fierit po çon drejt prishjes së marrëveshjes politike të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.