“Të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe lista të hapura”
22/11/2011 Të vegjlit i vënë kushte PD e PS
Partitë e vogla, parti parlamentare dhe joparlamentare, gjithsej dhjetë, u ulën dje në një tryezë të përbashkët për të unifikuar qëndrimin e tyre për reformën zgjedhore përballë dy forcave të mëdha politike - PD-së e PS-së. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD-së e PS-së, ku çështja e sistemit iu la në dorë partisë më të madhe, partitë e vogla, fillimisht ato të majta, u sensibilizuan për t’i dalë përpara edhe mundësisë për të mbetur jashtë një pjesë e mirë e tyre, referuar praktikës së reformimit të Kodit në vitin 2008. Gjatë diskutimeve, që zgjatën rreth 90 minuta, krerët e partive parlamentare janë shprehur kundër sistemit aktual spanjoll, proporcional-rajonal me lista të mbyllura, duke kërkuar barasvlerësim të votës dhe përkthim të drejtë të saj. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nënvizoi nevojën e një reforme elektorale gjithëpërfshirëse dhe transparente, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it. Meta ndër të tjera u shpreh kundër listave të mbyllura, që sipas tij dëmtojnë parlamentarizmin, dhe kërkoi për këtë të gjendej një zgjidhje. “Në këtë drejtim ne besojmë se ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit ‘sistem spanjoll’, i cili cenon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, - u deklarua kreu i LSI-së. Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, përmendi aplikimin në mënyrë të deformuar të sistemeve. “Vota duhet përkthyer drejt dhe qëllimi i sotëm i kësaj tavoline është pikërisht për të folur për çka është tema themelore, për sistemin zgjedhor, që është një element shumë i rëndësishëm për të prishur polarizimet artificiale, sepse te ne sistemet kanë qenë demokratike si sisteme, po janë aplikuar në mënyrë jodemokratike, në mënyrë deformuese, qoftë me Dushkun apo qoftë me spanjollin e shpërfytyruar”, - deklaroi ai. Nga ana e tij kreu i republikanëve Fatmir Mediu tha se kjo tryezë është mbledhur me shqetësimin për të arritur një funksionim normal të institucioneve shqiptare, me një përfaqësim të drejtë bazuar në votën e qytetarëve shqiptarë. “Është e domosdoshme realizimi i një reforme gjithëpërfshirëse, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, pasi kodi aktual deformon vullnetin e zgjedhësve, duke deformuar mandatet në parlament”, - tha Mediu. Në përfundim të takimit partitë e vogla nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u kanë kërkuat dy partive të mëdha në vend ndryshimin e sistemit elektoral. “Përfshirjen si pjesë e domosdoshme të reformës zgjedhore, përmirësimin e sistemit zgjedhor përmes futjes së korrektimit kombëtar, pa pragje eliminuese dhe deformuese dhe që mundëson që çdo parti brenda koalicioneve të marrë mandatet që i takojnë sipas votave të fituara, si dhe balancimit të zonave zgjedhore, duke ulur numrin e tyre”, - tha kreu i PDS-së Paskal Milo.
Kërkesat
Partitë politikë u kërkojnë partive të mëdha që përmes reformës zgjedhore të përmirësojnë procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes strukturave jo politike ose gjithëpërfshirëse, numërimin elektronik të votave dhe aplikimin e listave të hapura.
Vijimësia
Partitë do të konsultohen në vazhdimësi për çështje të tjera të reformës për të koordinuar qëndrimet e mëtejshme. Partitë ranë dakord që nga kjo tavolinë të nisë puna për tryezën e ekspertëve për të detajuar mendimet, me qëllim përfaqësimin me një zë të vetëm.
Reagimi i Ramës
Kreu i PS-së, Edi Rama, përmes rrjetit social “Twiter” ka përshëndetur takimin e partive të vogla parlamentare dhe joparlamentare sa i takon reformës zgjedhore: “E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e Partisë Socialiste për një reformë gjithëpërfshirëse”, - shkruan ai.
Lista të hapura
Listat e hapura të kandidatëve nuk janë aplikuar asnjëherë gjatë historikut të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Kjo për shkak edhe të sistemeve zgjedhore të aplikuara deri më sot. Me “lista të hapura” nënkuptohet përcaktimi i emrave të deputetëve që do të përfaqësojnë një forcë të caktuar politike sipas dëshirës dhe tekave të kryetarit të partisë. Pra, lista e deputetëve do të përcaktohet nga lideri i saj dhe jo nga zgjedhësit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 2009-s, listat e kandidatëve ishin të mbyllura.
Sistemi
Sistemi rajonal proporcional është sistemi që u aplikua në zgjedhjet e qershorit 2009 pas kërkesës së Partisë Socialiste. “Sepse votimi është më i thjeshtë; sepse nuk na duhet votimi i kushtueshëm e i tensionuar me dy raunde; sepse ‘peshon’ drejt të gjitha partitë politike dhe dekurajon presionin e partive virtuale; sepse garanton përfaqësim të arsyeshëm dhe qeverisje të qëndrueshme; sepse nuk eliminon partitë e vogla, nuk krijon sistem bipartiak, por konsolidon sistemin politik; sepse i jep mundësi votuesit të përzgjedhë programin, ekipin, liderin; sepse forcon rolin dhe kohezionin e partive politike; sepse krijon mundësi reale për promovimin e grave; etj”, - arsyetuan socialistët kur ua propozuan demokratëve.