Buzek, liria e medias: Gjendja në Turqi shqetësuese

Kreu i Parlamentit Evropian ka kritikuar autoritetet turke për mungesë të lirisë së shtypit , duke thënë se numri i gazetarëve të burgosur në këtë shtet është bërë shqetësues.
Jerzhi Buzek i bëri këto komente pas dy ditë bisedimesh me zyrtarët turkë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në Ankara.
Ai tha se “burgosja e aq shumë gazetarëve nuk është tipike për situatën nëse krahasohet me vende te tjera evropiane…ajo përbën një situatë absolutisht të pazakonshme”.
Arrestimet e fundit të gazetarëve dhe kufizimet në rritje në internet kanë shkaktuar shqetësime lidhur me lirinë e medias në Turqi.
Grupet për të drejtat e mediave thonë se rreth 60 gazetarë, përfshirë kritikët e qeverisë, gjenden aktualisht në burgjet turke.