Hap dyert "TEG", Berisha:Dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë
Hap dyert qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, Tirana East Gate. Vlera prej 104 milionë euro e rendit atë në investimin më të madh në historinë e tregut shqiptar dhe në një nga qendrat më të rëndësishme në rajon.
TEG u inagurua në një ceremoni me qindra të ftuar në praninë e kreut të qeverisë Berisha, ambasadorit amerikan Aleksadër Arvizu, trupit diplomatik, kryetarit të bashkisë Lulzim Basha , një sërë ministrash, përfaqëues të botës së medias e biznesit etj.
Kryeministri Berisha e cilësoi çeljen e TEG-ut dhuratën më të bukur që investitori Zamir Mane, grupi Balfin dhe Fondi Shqiptar i Investimeve i bëjnë Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë së saj.
Ndërsa investori kryesor i kësaj qendre tregtare, Zamir Mane, tha se TEG nis udhëtimin e tij drejt një historie suksesi.
Me një hapësirë prej 90,000 m2. "TEG" krijon një ndërthurje mes kënaqësisë së blerjeve dhe argëtimit, duke nisur me numër të madh dyqanesh me market më të njohura, tek agjencitë e udhëtimit apo të këmbimit, ndërsa baret e restorantet japin mundësinë e një oazi relakuses për çdo vizitor të saj.