E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundërshton çdo presion kundër Sirisë

Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme e cila kërkoi dialog ndërsirian për zgjidhjen e krizës.    

Gjatë një deklarate të transmetuar nga televizionet ruse, zëdhënësi, i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Alexandre Loukachevitch, tha se “në këtë stad, ne nuk kemi nevojë vetëm për zgjidhje, sanksione apo presione, por për një dialog ndërsirian''.

Sot në orën 11:00 ka skaduar edhe afati i ultimatumit të Ligës Arabe për Sirinë, sipas të cilit, nëse Asadi nuk pranon 500 vëzhgues të huaj në vend, Siria do të përballet me sanksione të ashpra. Tani mbetet për t’u parë se sa do të zbatohet ky zotim./Start/

                                                                                             2011-11-25 14:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›