E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerëzimi nuk e mbështet energjinë bërthamore

Në shtetet me programe bërthamore, njerëzit janë tepër më kundërshtues nga sa ishin në vitin 2005, me vetëm SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që kundërshtojnë trendin.

Shumica e popujve mendojnë se rritja e efikasitetit dhe energjia e rinovueshme mund të përmbushë nevojat e tyre.

Vetëm 22% e të anketuarve janë të mendimit se “energjia bërthamore është relativisht e sigurt dhe një burim i rëndësishëm i elektricitetit, dhe se ne duhet të ndërtojmë më shumë impiante bërthamore”.

Në anën tjetër, 71% e të pyeturve janë “për zëvendësimin e pothuajse të gjithë energjisë bërthamore me anë të rritjes së efiçiencës dhe duke u fokusuar në energjinë e gjenerueshme nga Dielli dhe era, brenda 20 viteve”.

39 për qind  njerëzve në botë dëshirojnë të vijojnë me përdorimin e reaktorëve ekzistues pa ndërtuar të rinj, ndërkohë që 30% e njerëzve në botë kërkojnë që çdo reaktor të mbyllet.

“GlobeScan”-i pyeti 23 231persona në 23 shtete, nga qershori deri në shtator të këtij viti, pak muaj pas tërmetit katastrofik të 11 marsit në Japoni dhe problemeve me impiantin bërthamor të Fukushima Daiichit.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-11-25 11:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›