Spitali “Hygeia” krijon bankën e parë të qelizave staminale

Foshnjat e sapolindura dhe nënat që i kanë sjell ato në jetë do të mund të kurojnë mjaft sëmundeje të rënda kryesisht të gjakut, nëpërmjet bankës Staminale. Spitali Higjia në Tiranë sjellë shërbimin më të fundit mjekësor, atë të krijimit të bankës së parë të qelizave staminale në Shqipëri.
Këto qeliza staminale do të merren tek nënat dhe të sapolindurit, do të ruhen në spital dhe mund të përdoren në një moment të mëvonshëm nëse tek fëmija shfaqen sëmundje kryesisht anemitë e rënda por edhe patologji të tilla si sëmundjes së trurit, zemrës apo diabetit.
Mjeku gjinekolog në spitalin Higjia Vasil Angjeli tha se kjo bankë e qelizave staminale do bëjë të mundur ruajtjen e këtyre qelizave në mënyrë të sigurt, me të dhënat të sakta në mënyrë të tillë që më vonë mund të shpëtojnë jetë njerëzish.
Sipas të dhënave në 20 vitet e fundit janë kryer 20.000 transplante me gjakun e kordonit umbilikal në botë për trajtimin e tumoreve . Për shkak të këtij numri të madh, spitali Higjia në bashkëpunim me Steam Heath HELLAS, po punojnë për të krijuar bankën e parë të qelizave staminale për kurimin e disa sëmundjeve që deri tashmë janë parë si sfidë në mjekësinë shqiptare.