Ndërhyjnë për dhunë, i gjejnë substanca narkotike

Të hënën, gjatë natës, një ankuese femër ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me një problem familjar, të kualifikuar si dhunë në familje. Njësitet përkatëse policore kanë kontaktuar me viktimën, e cila ka njoftuar se bashkëshorti i saj e kishte keqtrajtuar fizikisht pas një mosmarrëveshje në mes tyre, ndërsa kishin këshilluar të largohej nga shtëpia.
Gjatë procedimit në rastin e dhunës në familje, policët reagues kanë identifikuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një sasi prej 2.95 gram.
Substanca e dyshuar e identifikuar në një sirtar, është sekuestruar si provë materiale në pronësi të të dyshuarit.
Siç raporton koha, personi i shoqëruar në stacionin policor është intervistuar në cilësi të dyshuarit lidhur me rastin e dhunës në familje, si dhe substancën e dyshuar narkotike, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është liruar nga lokalet policore, për të proceduar rastin në procedurë të rregullt. /Indeksonline/