E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshku tajlandez i nënshtrohet kontrollit

Pas marrjes së informatës se Peshku që është me origjinë nga shteti i Tailandës ka prezencë të ‘’Histaminit’’.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim se të gjitha ngarkesat me peshk që kanë origjinë nga Tailanda do t’i nënshtrohen kontrollit të detajuar ku secila do të mostrohet dhe do të ndalohet në kufij deri në marrjen e rezultatit të analizave për prezencën e Histamines në peshk.

Këtë hap agjencia e ka marrë, pas marrjes së informatës se Peshku që është me origjinë nga shteti i Tailandës ka prezencë të ‘’Histaminit’’.

“Dy maune me peshk tani janë të ndaluara në kufij dhe presim verifikimin që do bëhet nga laboratori në prezencë të elementeve që e rrezikojnë produktin. Vetëm atëherë kur dëshmohet përmes argumenteve se ky peshk është i shëndosh do të lejohet të futet brenda në vend dhe do të lejohet për konsum”, ka bërë të ditur AUV.

Agjencia e Ushqimit bënë thirrje që qytetarët e Kosovës duhet t’a ndjejnë veten të sigurte në produktet që konsumojnë pasi që ato i nënshtrohen kontrollit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i cili kontrollon të gjitha produktet në vend qofshin ato nga importi apo prodhime vendore në tërë zinxhirin deri në tryezën e konsumatorit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›