E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Përvjetori duhet ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, i cili shoqërohej edhe nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, si dhe inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari.Presidentja Jahjaga dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, biseduan për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin e FSK-së në aktivitetet për këtë ditë.

Gjenerali Kastrati e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet që FSK po organizon për Ditën e Pavarësisë dhe për paraqitjen e kësaj force në manifestime.

Presidentja Jahjaga theksoi se përvjetori i pestë i shpalljes së pavarësisë ka një domethënie të madhe dhe shënon edhe ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës si një shtet të ndërtuar mbi vlerat evropiane. Ajo tha se shënimi i këtij përvjetori duhet ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›