Jakshiq fton serbët për protesta

Lideri radikal i serbëve të veriut, Marko Jakshiq, ka ftuar për protestë të bashkëkombësve të tij në veri të Kosovës për shkak të kërkesës së doganierëve kosovar që të paguhet dogana për mallin që hyn nga Serbia në Kosovë.
Megjithatë, ai ka thënë se politikën në lidhje me këtë e udhëheqin kryetarët e katër komunave veriore.
Në një intervistë dhënë radios Kontakt Plus, Jakshiq ka kundërshtuar edhe hapjen e vendkalimit kufitar në Bërnjak afër Zubin Potokut, nëse në Jarinje nuk zgjidhen problemet rreth zhdoganimit të mallit dedikuar veriut të Kosovës.
Ai ka theksuar se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur dhe mendon se asambleistët e komunave veriore do të duhej të kundërshtojnë vendosjen e regjimit të ri në vendkalimin në Bërnjak./Indeksonline/