E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbë në kazino, kryen grabitje

Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi që i njëjti ka kryer një grabitje nën kërcënimin e thikës.

Toger Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka deklaruar se, policia e nënstacionit policor në Zhur, ka arrestuar personin me inicialet: V. R. (35-vjeç) mbi dyshimin e bazuar se i njëjti pasi kishte humbur një sasi të parave duke luajtur lojëra të fatit, më pas kishte kryer një grabitje në kazinon “Star”, në rrugën “De Rada” në Prizren.

I dyshuari, kishte ndërmarrë një veprim të rrezikshëm me ç’rast kishte nxjerr nga xhepi një mjet të mprehtë (thikë) dhe ia kishe vendosur në qafë punëtorit të kazinosë duke e detyruar që t’i ja jep 100 euro e më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Me tu lajmëruar rasti në polici, janë ndërmarrë veprime operative –hetimore që kanë sjellë deri tek arrestimi i grabitësit dhe është gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Në konsultim me prokurorin është vendosur që i dyshuari për grabitje të ndalet në objektet mbajtëse të policisë. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›