Buzhala helm ndaj grupit “Koha”, Lama në mbrojtje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, ish – gazetarja Alma Lama është shprehur e zhgënjyer me mundësinë e heqjes së KTV-së nga sistemi kabllor.
“Meqë KTV nuk do jetë më në kabllor, unë menjëherë do ta shkëpus kontratën me IPKO-n dhe do vendos digitalbin....”, ka shkruar Lama në facebook.
---
Lajmin për paralajmërimin e largimit të KTV-së nga sistemi kabllor, e bërë publik nga mediumi të cilin e kishte drejtuar “Express”, deputeti Berat Buzhala e ka quajtur qesharak.
Madje, Buzhala ka shkuar aq larg sa e krahason paralajmërimin për tërheqje me veprimet e kumarxhinjve.
Këto qëndrime i ka shprehur në rrjetin social facebook pas orës 20:00.
Statusi i Buzhalës: “Rreth vendimit te KTV'se per t'i braktisur sistemet kabllore
Absolutisht - ama absolutisht - moti nuk kam kesh ma shume, e ma me za. se sa sot kur kam degju per kercenimin epik te kompanisë mediale Koha bere rrjeteve kabllore IPKO dhe Kujtesa.
Sendi i pare qe me beri te shkyhesha/shqepesha/shkrihesha se qeshuri ishte se mu duk se po i pashe popullin pas dates 1 prill tuj prit me ble antena - këso te ketynehershit - edhe tuj e pyet shoqi shoqin se kah duhet me e kthy për me e rroke ma mire KTV'ne.
Une nuk e mohoj se KTV'se nuk i duhen 20 mije euro - 10 mije prej IPKO'se e 10 mije prej Kujteses - ama vec qeky fakt nuk mjafton qe me ti jep.
Ky veprim mu ka duke si ai i një kumorxhie te dehur, i cili pasi ka humbur dore pas dore gjithe naten e lume, dikur kah mengjesi krejt ato eurot qe i kane mbetur - disa madje te dedikuara edhe per qumështin e fëmijëve - t'i fus ne një dore te vetme te ruletit, me shprese se po nxjerret.
Kurse ne poker nje dore e tille kishte me u konsideru qe me shtatshe e dyshe ne dore me e be nje bllof absolutisht qesharak. Per me qene komedia/tragjedia edhe me e madhe, pikerisht ne doren ku ti e ke vec njue shtatshe e nje dyshe, ka rastis qe Arber Arifi e Robert Erzini ti kene te dyte kah dy pika/asa ne dore :).
Doren ne zemer une personalisht nuk kam ndonje respekt te vecante per kete kompani - hiq dy tri emisione - por as une nuk ia kisha mendu nje fatkeqesi te tille nje medie, e cila kompani ironikisht e ka motton "Ec me kohen". Garant spin doctori i KTV'se tash ka me e nderru moton e ka me e be Ec me antena...
Tash, per hire te vertetes, une mundem edhe mos me qene njeriu ma adekuat per me e vleresu ndikimin qe ka me e pas largimi arbitrar i ketij televizioni, por sido qe te jete, sa per mua jo KTV, por prej 10 te parave, nje ose dy nese qendrojne e tjerat e ndjekin rrugen e KTV'se nuk e besoj qe do te me bente syri vrr.
Po besoj qe kete vendim Flaka nuk e ka marre nga Zgafellja :)”./Indeksonline/