Insulina e MSH-së shitet nëpër barnatore private

Insulina, e cila paguhet dhe sigurohet falas për pacientët kosovarë, po shitet nëpër barnatoret private dhe me numra serik që dëshmojnë përmbajtjen dhe kualitetin konform certifikatës që nuk përputhen me produktin, raporton KTV-ja.
Kjo është vetëm njëra nga të gjeturat e raportit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë të realizuar nga KDI-ja. Ky raport, gjithashtu, ka analizuar edhe prokurimin publik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas Isuf Zenajt, nga KDI-ja, nga tenderët e analizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, parregullsitë vërehen te mospublikimi i njoftimeve për kontrata, ndryshimet e numrave të prokurimit, mungesa e të dhënave në raporte të vlerësimit dhe dallime të mëdha të çmimeve të ofruara për tender nga ofertuesit./Indeksonline/