Byhler ia dorëzon komandën Drews'it në shtator

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 12:40
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se më 9 shtator të këtij viti ia dorëzon komandën e misionit të KFOR-it komandantit të ardhshëm të ushtrisë gjermane, gjeneralmajor Erhard Drews.
Në njoftimin për media të KFOR-it thuhet se gjeneralmajori Drews "është një komandant me përvojë dhe është i njohur me situatën në Ballkan dhe historinë bashkëkohore të Ballkanit".
Në vitin 2001 ai ka shërbyer në kuadër të misionit të SFOR-it në Bosnjë.
Ushtrisë i është bashkuar në vitin 1971 dhe aktualisht shërben si komandant i Divizionit Ajror Mobil në Veitshöchheim të Gjermanisë.