E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: S’lejojmë bllokimin e rrugës nga kamionët

PRISHTINË- Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kanë vizituar pikën doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Aty nga afër kanë parë si po rrjedh puna në këto dy pika doganore, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë.

Kusari tha se edhe në këto pika doganore, ka rënë dukshëm fluksi i importit. Pas vizitës në këto dy pika doganore, zyrtarët shtetëror kanë vizituar edhe pikën kufitare në Merdare dhe kanë vëzhguar nga afër se sa po zbatohet vendimi i qeverisë.

Kusari-Lila me këtë rast tha se është duke u menduar se çfarë do të bëhet me 8 kamionët, të cilët kanë mbetur në zonën neutrale.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi tha se policia e Kosovës nuk do të lejojë që kamionët që kanë mbetur në këtë pjesë ta bllokojnë rrugën, ashtu siç është paralajmëruar.
(tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›