E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon kryeministrin e Norvegjisë

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, duke i shprehur keqardhjen e popullit kosovar për tragjedinë që ka përfshirë vendin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e 91 personave nga shpërthimet që ndodhën në vendin tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, qeverisë tuaj, popullit norvegjez dhe familjarëve të viktimave, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit norvegjez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”,- thuhet në telegramin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›