Grabisin shtëpinë dhe i vënë zjarrin

Pamje ilustruese
Prishtinë, 24 korrik, NOA Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Prugovcë në afërsi të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 23:30. Sipas policisë kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar për zjarrin, pasi pronari i shtëpisë ndodhej me pushime verore.
Më pas hetimet e policisë kanë vërtetuar se para se të digjej shtëpia, disa prej sendeve me vlerë që ndodheshin brenda saj janë grabitur.
Zjarri është arritur të shuhet nga zjarrfikësit brenda pak minutash . Ndërkohë që për momentin policia ka asnjë të dhënë se kush mund të ketë qenë autori i grabitjes dhe më pas djegies së shtëpisë.
a.k/NOA