E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indrit Fortuzi, trajner i Skenderbeut te Korces

Ish-sulmuesi i shquar i Tiranes, Indrit Fortuzi eshte emeruar trajneri i Skenderbeut te Korces. Indrit Fortuzi do te udheheqe ne pjesen e dyte te gares ekipin e Kategorise se Pare, qe aktualisht ndodhet ne krye te klasifikimit. Fortuzi, deri nje sezon me pare ishte futbollist i Tiranes. Gjate karrieres se tij ai ka qene nje prej lojtareve me te mire te kampionatit shqiptar. Ne fillim te ketij sezoni, per disa jave Tirana, eshte drejtuar nga trajneri Blaz Slishkovic, ku ndihmes ishte edhe Indrit Fortuzi. Por me ardhjen e Agustin Koles ne krye te bardhebluve, Furtuzi eshte larguar nga drejtimi i ekipit per te kaluar te Skenderbeu. Skenderbeu, gjate pjeses se pare te Kategorise se Pare, ndonese kryesoi qe nga java e pare dhe deri tek e fundit, eshte shoqeruar me probleme te shumta. Korcaret pas perfundimit te gjysmes se pare te sezonit, shkarkuan trajnerin Renati Rrapo, per te emeruar Indrit Fortuzin, i cili do te drejtoje ekipin e pare ne karrieren e tij, si trajner i kampionatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›