IOC konfirmon takimin e Shuai dhe Bach

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams ka konfirmuar se takimi midis tenistes kineze Peng Shuai dhe presidentit të IOC, Thomas Bach “do të zhvillohet”. Por ai ka refuzuar të japë detaje, duke shpjeguar se “do të jetë në dorën e saj të vendosë se çfarë do të bëjë. Nuk mund të thuhet për planet. “Ne gjithmonë kemi thënë se këtu do të ketë një takim dhe kjo nuk ka ndryshuar. Sa i përket detajeve, këto nuk mund t’i themi, por ju sigurojmë se takimi do të zhvillohet. Siç tha edhe presidenti Bach, do të varet nga ajo se çfarë do të thuhet dhe çfarë jo.
Por për momentin, nuk do të jap më shumë detaje për këtë” – tha Adams. Ndërkohë, Drejtori Ekzekutiv i Lojërave Olimpike të IOC, Christophe Dubi, tha se atletët e infektuar nga Covidi të ngujuar në izolim tani do të mund të “hanë të njëjtin ushqim si ata në Fshatin Olimpik”, pas raporteve negative të kushteve në ambientet e izolimit. “Sportistët me Codiv, të izoluar tashmë, nuk janë në gjendje të konkurrojnë.
Por në të njëjtën kohë, ne kemi krijuar kushte ku sportistë kontakte të ngushta me ta, dhe padyshim, kur nuk janë raste pozitive, të stërviten dhe të mund të konkurrojnë. Një ditë më parë një fitues i medaljes së artë ishte pikërisht kontakt i ngushtë me një sportist tjetër me covid. Kjo është një strategjie e jona që ka dy objektiva kryesore: t’i mbajë të gjithë të sigurt, por të ruajë edhe realizimin e ëndrrës për sportistët, konkurrimin në olimpiadë” – tha Dubi.
Sipas statistikave të ofruara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, janë mbi 300 milionë shtetas kinezë që janë të angazhuar në sportet dimërore. Adams theksoi se këto shifra janë të besueshme pasi janë statistika të qeverisë për aktivitetin sportiv.