E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo Blanko ul Hidin ne stol

Isli Hidi ulet per here te pare ne stol qe kur u kthye serish ne Kampionatin shqiptar. Kjo konsiderohet si nje risi absolute duke pare se lojtari eshte pjese e Kombetares shqiptare dhe shihet si nje i paprekshem te Dinamo. Por nuk mendon keshtu trajneri Blanko i cili ne prag te sfides me Shkumbinin diten e sotme ka bere kete levizje duke lene Hidin ne stol dhe duke futur Sulejman Hoxhen titullar. Po eshte e vertete qe do te kete ndryshime ne porte teksa ndeshjen do ta nisi nga minuta e pare Hoxha. Besoj se eshte nje vendim tekniko-taktik pasi nuk e kam pare mire nga ana morale kohet e fundit Hidin. Sot per sot moralisht dhe psikologjikisht eshte mire Hoxha. Hidi kur te rikuperoje besimin ne vetvete dhe ti kthehet gjendja e mire morale atehere do te luaje si titullar. Kam luksin e nje bankine cilesore dhe kjo i jep mundesi ekipit te kete sa me shume konkurrence. Askush nuk mund ta mendoje veten se eshte titullar i padiskutueshem ne skuader. Per mua nuk ishte vendim i veshtire sepse une kam folur vete me Hidin. Ai eshte nder portieret me te mire ne Shqiperi. Por ne kete moment nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire ka pohuar dje trajneri i Dinamos Luis Blanko. Kujtojme se sfida e sotme eshte disi e vecante per dy lojtare te Shkumbinit Elvis Kotorrin dhe Bekim Kulin qe te dy ish-lojtare te Dinamos kampione e vendit per sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›