Pekin 2022, 36 të infektuar me Covid 19

Kina ka lajmëruar deri tani 36 raste me Covid-19 midis personave të lidhur me Olimpiadën Dimërore, midis të cilëve 19 janë sportistë ose drejtues të skuadrace të konfirmuar që në aeroport, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 177, nga 4 janari. Njoftimet e fundit që vijnë nga komiteti organizativ i Pekin 2022, thonë se 7 raste me covid-19 janë evidentuar edhe në fshatin olimpik, pas kontrollit të përditshëm.
Edhe Kanadaja ka deklaruar se 5 anëtarë të delagacionit të saj, të ftuar në Olimpiadën Dimërore kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pa specifikuar nëse bëhet fjalë për sportistë, personel mbështetës apo zyrtarë. “Aktualisht, 5 nga 246 anëtarët e delegacionit të Kanadasë, të cilët ndodhen në Pekin, kanë rezultuar pozitiv me covid-19 – ka shpejguar në një komunikatë, Comitato olimpik Kanadez. Sipas rregullave të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, rastet pozitiv me koronavirus do të veçohen nga skuadra dhe do të karantinohen.
Pozitiv me covid-19 ka rezultuar edhe skiatori norvegjezi Krueger, i cili ka fituar dy medalje ari. Pas ditë para nisjes së olimpiadës dimërore të Pekinit, skuadra norvegjeze e skive po përballet me Covid-19. Virusi ka prekur dis nga favoritët për medalje. Simen Krueger, kampion i dyfishtë olimpik në fuqi ka rezultuar pozitiv, që duhej të merrte pjesë në skiatlonin 30 km. Para tij dolën pozitiv edhe dy skiatoret Heidi Ëeng dhe Anne Kalva, fituese të kupës së botës në 2017 e 2018.