E Enjte, 5 Nëntor 2026

Distria Krasniqi, e artë në Portugali

Distria Krasniqi nuk di të ndalet, një tjetër sukses, kësaj radhe në “Grand Prix Almada 2022”. Në garën që po mbahet në Portugali, kampionia olimpike ka arritur të fitojë medaljen e artë. Krasniqi, që kësaj radhe ka garuar në peshën deri në 52 kg, në finale ka fituar përballë kroates, Ana Viktorija Puljiz.

Reagimi i trajnerit, Driton Kuka:

Xhudo për Kosovën …

Distria Krasniqi e artë!

Grand Prix Lisbonë Portugali

Kategoria e saj e re 52 kg kadal por sigurtë po e dërgon drejt kreut edhe në këtë kategori!

Në foto fitorja kundër Spanjolles.

Në finale mposhti Kroaten Puljiz.

Plot 4 fitore krejt me Ippon

 Erza e Flaka sot performuan jo sipas pritjeve por shkojmë më tutje.

Neser garon Laura Fazliu 63 kg

Kosova mbi të gjitha …

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›