Bylisi gati per te pritur turistet
I thelemeluar nga fisi i bylinëve në shekullin e IV p.e.s qyteti i Bylisit po mirëpret fluksin e vizitorëve pas një periudhe të gjatë harrese. 35 km nga qyteti i Fierit ky park arkeologjik është një nga qendrat e vizitueshme arkeologjike të qarkut. Agjensitë turistike e kanë përfshirë në guidat e tyre qytetin antik menjëherë pas rikonstruksionit të rrugës që lidh Ballshin me qytetin antik.
Përveç numrit të madh të monumenteve që pasqyrojnë 1000 vjetë të jetës së tij Bylisi veçohet nga vizitorët për peisazhin piktoresk.
Parku arkeologjik i Bylisit, ka një sipërfaqe prej 30 ha. Në antikitet Bylisi ishte epiqendra e koinonit ilir të bylinëve që rrethohej nga qytete si Nikaja(Klos), Orgesos(Margelliç), Gurezeze(Cakran), Mashkjeze etj. Muri rrethues i qytetit ishte i tipit katërkendësh, i cili kishte 7 hyrje të mbrojtura me kulla. Në shekullin e III-II pk, Bylisi arriti një zhvillim të madh ekonomiko politik dhe shoqëror.