E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet problemi i ujerave te zeza ne Currila

Në sezonin turistik nuk do të derdhen më ujërat e zeza në plazhin e Currilave, duke e hequr kështu këtë bregdet nga harta e plazheve më të ndotura. Investimi i qeverise shqiptare për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën e Currilave me nje vlerë prej 4 milion lekë ndodhet drejt përfundimit, duke zhdukur në këtë mënyrë një ndër problemet më të mprehta për zonën.

Deputeti Igli Cara, ka garantuar se në zonën bregdetare të Durrësit, nga Plepat deri në Currila nuk ka më asnjë derdhje të ujërave të zeza në det, ndersa ka kërkuar edhe një herë që bashkia të marrë përsipër përgjegjësitë e saj.

Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime ka ndërtuar rrjetin e ri që mundëson mbledhjen e të gjitha ujërave të zeza të kësaj zone duke i dërguar ato në kolektorin kryesor të qytetit. Investim ky qe do te zgjidh një problem serioz të plazhit të Currilave i tejndotur prej vitesh nga ujërat e zeza dhe mbetjet urbane e te ngurta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›