E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne fabriken e cimentos ne Fushe-Kruje

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozivi ka ndodhur në një nga portat hyrëse të murit rrethues të fabrikës së çimentos ngjitur me linjën hekurudhore të fabrikës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të së shtunës dhe shpërthimi është dëgjuar disa km larg . Nga shpërthimi i tritolit është dëmtuar pjesërisht porta që është në lindje të fabrikës ngjitur me fshatin Zallë . Nuk raportohen të lënduar në njerëz nga shpërthimi i tritolit. Mënjeherë pas ngjarjes është ngritur nje grup hetimor për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet që çuan në vendosjen e tritolit në njërën nga portat hyrëse të fabrikës. Në Drejtorinë e policisë së qarkut Durres deri tani janë shoqëruar 10 persona mes tyre të dyshuar si autorë të ngjarjes, por edhe në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ngjarje vjen pas një seri shpërthimesh te ndodhura ne kete fabrike. Sipas të dhënave paraprake dyshohet që eksplozivi mund të jetë vënë nga banorët e zonës, për shkak të konfiklikteve të hershme qe kanë me drejtuesit e fabrikës për ndotjen, por edhe konkurenca mes fabrikave brenda llojit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›